Balluku shkarkon Afrim Qendron
Është shkarkuar drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro. Lajmi bëhet i ditur nga burime për Fax News, ndërsa në vendin e tij pritet që të emërohet Sonila Qato, ish-ministrja e Sipërmarrjes, e cila u shkarkua pak ditë më parë nga ana e kryeministrit Edi Rama. Shkarkimi i Qendros vjen pas skandalit me kompaninë DH Albania, për shkak të projektit korruptiv të Unazës së Madhe. Jo më larg se dje po lidhur me këtë kompani fantazmë u shkarkua dhe kreu i OST-së Klodian Gradeci, ndërsa në vendin e tij u emërua Skerdi Drenova.
Please follow and like us: