Albspirit

Media/News/Publishing

Mbretëria e Bashkuar mbështet përpjekjet për demokraci në Shqipëri me një zyrë të re

Agjencia shtetërore angleze Westminster Foundation for Democracy (WFD) do të hapë zyrën për Shqipërinë, më 23 Janar për të mbështetur parlamentin, partitë politike dhe shoqërinë civile në fuksion të përmirësimit të demokracisë.
Zyra do të hapet si pjesë e Iniciativës për Demokraci për Ballkanin Perëndimor me një ceremoni në Hotel Rogner më 23 Janar në orën 18:00. Gjithë gazetarët ftohen për të marrë pjesë.
Iniciativa për Demokraci për Ballkanin Perëndimor, mundësuar nga financimi i qeverisë angleze,synon fuqizimin e partive politike, praktikës parlamentare, institucioneve dhe kulturës demokratike në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi, Mal i Zi, Maqedoni dhe Kosovë.
Ceremonia do hapet nga Drejtori Rajonal për Europën dhe Azinë Qendrore z.Christopher Levick, dhe do vijojë me fjalime nga Kryetari i Parlamentit Shqiptarë z. Gramoz Ruçi dhe Ambasadori britanik në Shqipëri z. Duncan Norman.
Në tre vitet në vijim, zyra shqiptare e Westminster Foundation for Democracy do ofrojë bashkëpunim dhe mbështetje për aktorët kryesorë në vend për të adresuar problemet komplekse që pengojnë konsolidimin demokratik dhe integrimin Europian. Zyra do ketë një staf të përhershëm me tre veta dhe do të përfshijë shumë ekspertë dhe aktivistë në fushën e politikës, arsimit, politikave shoqërore, të drejtave të njeriut etj.
Iniciativa për Demokraci e Ballkanit Perëndimor e WFD është pjesë e përpjekjeve të shtuara të Britanisë së Madhe për të promovuar një rajon më paqësor, të zhvilluar dhe demokratik, në vijim të përkushtimeve të marra gjatë Samitit për Ballkanin Perëndimor në Londër në Korrik 2018.

Please follow and like us: