Albspirit

Media/News/Publishing

Shkarkohet drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit, Afrim Bakaj

Një tjetër shkarkim nga Ministrja e Transportit dhe Energjisë, Belinda Balluku. Me urdhër të kësaj të fundit, Afrim Bakaj nuk do të jetë më drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit. Bakaj pritet të mbajë postin e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit, ndërsa nuk dihet ende emri që do ta zëvendësojë. Afrim Bakaj mori detyrën e drejtorit të APD-së më pak se një vit më parë, më 26 shkurt 2018. Më parë, Bakaj ka mbajtur edhe detyrën e kreut të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Please follow and like us: