Albspirit

Media/News/Publishing

Soreca: BE është e angazhuar në progresin e Shqipërisë

Në një kohë që Rumania merr  Presidencën e Këshillit, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca  ka paralajmëruar një vizitë të rëndësishme për vendin tonë në muajin shkurt. Soreca, ndër të tjera tha se muajt në vijim do të jenë të rëndësishme për Shqipërinë. “Është proges për sa i përket reformës në drejtësi. Është një progres për sa i përket kësaj fushe, gjithashtu drejtimit të SPAK. Kjo është e mirëpritur nga vendet e BE, ndërkohë që koha ecën, vizita e komisionerit Hanh është shumë e rëndësishme, për sa i përket reformës në drejtësi.

Vizitat e tyre e ndihmojnë ministrinë për t’u përgatitur. Në fund të shkurtit do të ketë vizitë të rëndësishme. BE është e angazhuar në progresin e Shqipërisë dhe objektivat për sa i përket rrugës së Shqipërisë në BE. Është shumë i rëndësishëm dialogu konstruktiv i partive për të ardhmen e Shqipërisë. Muajt në vijim janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë që ta tregojë veten shumë të përgatitur. BE do të bëjë vlerësimin e tyre edhe gjatë kësaj kohe. Në emër BE-së dua të uroj Rumaninë  dhe 6 muajt e ardhshëm të shënojnë progres për Shqipërinë”, u shpreh ai.

Please follow and like us: