Albspirit

Media/News/Publishing

Anulimi i HEC-it të Holtës, kompania: Do ta çojmë në gjykatë

Kryetari i Grupit Parlamentarë i partisë socialiste Taulant Balla ka deklaruar këtë të mërkurë në një prononcim për mediat se ai së bashku me 5 deputetët e tjerë të elbasanit i ka kërkuar qeverisë që të anullojë lejen e ndërtimit të hecit në kanionet e Holtës në Gramsh. Leja për ndërtimin e HEC-it në këtë kanion është firmosu në prill të vitit të kaluar nga ish Ministri Damian Gjiknuri. Ndërsa kompania ndërtuese është Era Hidro SH.P.K. “Tema Tv” kontaktoi me përfaqësuesit e kësaj kompanie për të marrë një qëndrim të tyrin. Përfaqësuesit e Era Hydro SH.P.K i thanë televizionit Tema se leja është marrë në përputhje me të gjitha ligjet shqiptare dhe nëse leja anullohet atëherë ata do ta çojnë çështjen në gjykatë. “Nuk mund ta marrë dot njeri vendimin për anulimin sepse në momentin që është firmosur kontrata, leja është marrë në përputhje me ligjet shqiptare. Kështu që nuk mund ta anulojë dot njeri. Është firmosur kontrata me të gjitha instancat përkatëse. Mbasi është firmosur kontrata me ministrinë e energjetike është aplikuar për leje ndërtimi. Pasi janë verifikuar të gjitha dokumentet është marrë vendimi për të dhënë lejen. Kanioni është zonë e mbrojtur, por leja është dhënë për zonën jashtë zonës së mbrojtur. HEC-i jonë nuk kap në zonë të mbrojtur. Ata nuk thonë se leja është marrë në kundërshtim me ligjin por flasin se është afër kanionit. Por  ligjet nuk i kam bërë unë por i kanë bërë ata që ne i kemi votuar. Ndërkohë nëse do të ketë një veprim arbitrar atëherë ne do të ndjekim rrugët ligjore pasi nuk janë para droge apo para të pista por para djerse”deklaroi përfaqësuesja e kompanisë. Ky është një rast i përsëritur ku qeveria merr vendim për anullimin e ndërtimit të HEC-eve. Një rast i ngjashëm ka qenë ai në kanionet e Osumit. Pas denoncimeve qeveria vendosi anullimin e lejes por më pas kompania e çoi çështjen në gjykatë.  Megjithatë gjykata i dha të drejtë Ministrisë së Mjedisit.

Please follow and like us: