Albspirit

Media/News/Publishing

Bledian Koka: Ajo që nuk e ndihmon PD

 

 

Edhe njëherë në PD u votua, por nuk numërua. Jo humbësit, por shumica e demokratëve e dinë mirë se Basha qëkur ka vënë këmbë në parti vetëm emëron dhe nuk lexon. Ashtu si emëroi sekretariatin e parë dhe kryesinë qe nuk i pëlqeu, por nuk e lexoi mosmiratimin e demokratëve. Njësoj si emëroi listën e vet të deputetëve dhe nuk e lexoi braktisjen plebishitare të anëtarësisë demokrate. Po ashtu, kur PD kishte nevojë të dëgjonte realisht zërin e mllefit demokrat, Basha nuk e lexoi, por u vetemërua pasi u vetngri.

Të dielën sërish Këshilli Kombëtar votoi, por edhe njëherë si përherë Lulzim Basha emëroi dhe nuk lexoi. Ashtu si që prej 2013, kryetarin ka gjithmonë disa që e justifikojnë, por shumica e refuzon. Jo se ka diçka personale me kryetarin, porse kryetari ka diçka më shume se personale me votën dhe meritokracinë. Demokratët e dinë këtë, ata që heshtën dje dhe e pësuan sot e dinë mirë, edhe ata që e sulmuan dje dhe do ta mbrojnë sot e dinë po aq mirë. Justifikimi i kryetarit sot nuk është shërbimi më i mirë për partinë. Ervin Salianji nuk është sot në kushtet për të ulëritur se nuk është shakaja e 1 vote më pak që e la jashtë, kur në fakt ai është një nga më të votuarit për kryesinë. A i shërben sot PD-së që edhe njëherë si përherë të justifikojë prapësitë autokratike të Lulzim Bashës?

P.S. Bëjeni, por kjo realisht, por kjo nuk e ndihmon PD, thjeshtë po e shkatërron atë përfundimisht…

Please follow and like us: