Kushtet skandaloze në QSUT, të sëmuret transportohen në shi pa asnjë mbrojtëse
Ndonëse kryeministri Edi Rama proklamon Shëndetësinë falas, realiteti është krejt ndryshe.
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka publikuar disa foto ku shihen kushtet skandaloze në të cilat transportohen të sëmurët nga urgjenca për tek 6-katëshi.
Në foto shihet qartë lëvizja e pacientit të shtrië mbi krevat, i cili është i mbuluar me rroba, dhe që nuk ka as edhe një çadër, se për transportin me ambulancë as që mund të flitet.
Postimi i Albana Vokshit:
SHËNDETËSIA FALAS???
Transport i pacientit mes shiut, nga urgjenca për te 6 katëshi.
S’bëhet fjalë për ndërtim infrastrukture përkatëse mbrojtëse, por as për minimumin… një mjet mbrojtës nga shiu…
Sepse paratë e shëndetit të qytetarëve shkojnë për koncesionet abuzive të check up, sterilizimit, dializës dhe laboratorëve.
#ShëndetësiaNëFunksionTëOligarkëveJoQytetarëve