Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali i Unazës, burgoset administratori i ‘DH Albania’

“Arrest me burg”, është masa e sigurisë e vendosur ditën e sotme nga Gjykata e Tiranës, për Avdjol Dobin”, administratorin e kompanisë “DH Albania”. Dobi është shpallur në kërkim, ndonëse në sistemin TIMS, nuk rezulton të ketë dalë nga Shqipëria. Dobi, akuzohet se ka falsifikuar dhe ka përdorur më pas një vërtetim të lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit të Delaware, ku tregohej se kompania “Dunwell Haberman”, e cila pretendohet se është mëma e firmës shqiptare “DH-Albania”, nuk kishte detyrime financiare në SHBA. Kompania ‘DH Albania’ fitoi lotin e parë të “Unazës së Madhe” me vlerë 18 milionë euro, nga Pallati me Shigjeta deri te sheshi “Shqiponja”. Pas publikimit të skandalit të dokumenteve false, tenderi për ndërtimin e lotit të parë u anulua, duke bërë që të nisin hetimet. Ndërkohë që vazhdon protesta e banorëve që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.

Please follow and like us: