Amerika dhe sulmi japonez në PerlHarbor – 7 dhjetor 1941
Prof. Ass. dr. Spiro V. Mëhilli
Porti ushtarak, Perl Harbor. Sulmi japonez dhe kundërpërgjigja amerikane. Spiunja gjermane që ndihmoi në shkatërrimin e flotës amerikane.8 dhjetor 1941, SHBA-të futen zyrtarisht në Luftën e Dytë Botërore
Flota më e madhe ushtarake e historisë
Më 17 shtator 1940 Kongresi Amerikan votoi ligjin për shërbimin e detyruar ushtarak dhe 16 miliardë dollarë për armatim. Më 6 janar 1941 presidenti Rusvelt shpalli objektivat marramendëse që do të çonin brenda vitit në prodhimi e 60.000 avionëve, 45.000 tankeve, 20.000 topavekundërajrorë dhe anijeve tregtare me një tonazh të përgjithshëm prej 8 milionë tonësh.Të gjithë sektorët e ekonomisë së vendit si bujqësia, industria, minierat, tregtia, puna, investimet, komunikimi, madjearsimi dhe veprimtaritë kulturore,në një mënyrë ose nëtjetrën,u vunë në një masë të madhe nën kontrollin e shtetit. U ngritën kantjerëtë rinjpër prodhimin e anijevedheaeroplanmbajtëseve. Të ardhurat kombëtare nga96.000.000.000 $ që ishin në vitin 1941, në vitin 1944 atokapën shifrën 160.000.000.000 $, që gjatë katër viteve tëLuftës u shtuan edhe me 64 miliardë dollarë të tjerë. Amerika udhëhoqi dhe armatosi flotën më të madhe luftarake të historisë dhekrijoi aviacionin më të fuqishëm e më efikas. Pajisi një ushtri prej 9,5 milionëvetash dhe i çoi ata në luftë në dy fronte 20.000km larg njëri-tjetrit, përkatësisht 5000 dhe 1100 km larg bazave metropolitane. Për tëfurnizuar këto dy fronte, SHBA-tëkrijuanmarinën tregtare më të madhe të historisë.
Përballë, ajodo të kishte Japoninë. Perandorivendit ishte Hirohito.Më 22 korrik 1940 në Tokio u krijua qeveria e reme në krye princin Fuminaro Konoye. Më 22 shtator 1940 trupat e Mikados zbarkuan në Saigon.Pas nënshkrimit të një traktati“miqësie” edhe Tailanda ra nën protektoratin japonez.Më 27 shtator 1940 Japonia firmosi në Berlin traktatin tripalësh Gjermani-Itali-Japoni.Plani i admiralitIsorokuJamamotoparashikonte shtrirjen e Japonisë në ishujt Kurilie, Neik, Marshall, Bismark, Timor, Java, Sumatra, Malajzi,Birmani dhe më pas të sulmonte SHBA-të.
Më 17 korrik 1941,një ditë pasi qeveria e Vishisë i dha të drejtë Japonisë të vendosej në Indokinë, presidenti amerikan urdhëroi bllokimin e furnizimit me naftë të“Perandorisë së Diellit”dhe më 10 tetor edhe tëçelikut.Japonia nuk kishte vendburime nafte dheqeveria e saj kishte vetëm një rrugëdalje,të sulmonte SHBA-të.Më 26 korrik SHBA-tëi bllokuan Japonisë edhepasuritë që ajo kishte në Amerikë, duke e çuar deri në fund luftën ekonomike.Admirali Kashisaburo Nomura, ambasadori i ri në Uashington që prej shkurtit të vitit 1941 donte të zgjidhte mosmarrëveshjet midis dy shteteve, dukuri qëe detyroi Presidentin Rusvelt tëpristeKryeministrin e Japonisë, princin Konoje. Më 16 tetor qeveria e Konojesu rrëzua nga një kabinet ushtarak qëekryesoigjenerali Hideki Tojo dheu zevëndësua nga gjenerali Oshima. Më 15 nëntor ambasadori i ri Saburo Kurusu mbërriti në Uashington për të ndihmuar Nomurënnë bisedimet e tij, por Kordwll Hullie kuptoi që ky diplomat i nënshkrimit të paktit trepalësh në shtator 1940 në Berlin, nuk kishte asnjë propozim të ri.
Porti ushtarak i Perl Harbor-it
Njërast të njëkonflikti lokal midisJaponisë dhe SHBA-ve,bazë detare ushtarake japoneze e Jakohamasndodhej 4500 milje largnga San Francisko(Një milje detare e barabartë me 1852 metra). Bazat më të rëndësishme detare të SHBA-ve ishin në Paqësorin Perëndimor, aty ku mendohej se do të ishte teatri kryesor i operacionevenë rast të njëlufte midis të dy vendeve.Perl Harboriishte një port ushtarak amerikan që ndodhej në ishullin havaijan të Ohaut nëHonalulu,3440 milje largnga Jakohama, 4950 milje nga Hong Kongu dhe 3700 milje nga ishulli Japonez iPuget-Soundit. Pika e përqendrimit të rëndësishëm për marinën e SHBA-ve (në shtetin e Uashingtonit pranë kufirit Kanadez) ishte 2360 miljenga Perl Harbori dhe 2080 miljenga San Francisko.
Më 22 nëntor,31 anije luftarake japonezenën perden e mjegullëssë dendur që fashitej mbi sipërfaqen e Oqeanit Paqësor,në fshehtësinë më të madhe u grumbulluan në ishujt Kurilie, jo larg nga ishujt Havai.Më 26 nëntor grupimi u nis drejt jugut, ndërsa më 1 dhjetor, kabineti japonez në prani të Perandorit mori vendimin e shpalljes së luftës.Mesazhi iu dërgua Kitos në Honalulu.Të nesërmen, ambasadori Okide dhe një oficer zbulimit, fshehurazi u takuan në ndërtesën konsullore me zonjushën Ruthidhe njerkun e sajdhe përpiluan sistemin esinjaleve me drita për nëndetëset japoneze që në ato momentei afroheshinishujveHavai.Po atë ditë,Ruthi dhe njerku i saj, BernardXhuliusOttoKueni, nga dritarja e shtëpisë së tyrebuzëdetit,filluantëtransmetoninsinjale një nëndetësejejaponeze. Gjatë 24 orëve që pasuan, çdo minutë, atasinjalizonin për të gjitha anijet luftarake që hynin në gjirin e Perl Harbor-it. Nga ana e amerikanëve nuk u bë asnjë tentativë për kapjen e sinjaleve.Atë mbrëmje,Konsulli Kita transmetoi të dhënate fundit të marra nga Ruth Kueni që ishin:tri anije luftaraketë përmendura në njoftimin tuaj X239, hynë në port dhepritet që ato të dalin në det me datën 8;aeroplanmbajtësja “Leksington” dhe 5 kryqëzorë të rëndë dolën nga porti; tetëanije luftarake, 3 kryqëzorë dhe 16 minambajtëse, që mbrëmëgjenden të ankoruara në port.
Ruth Kueni, spiunja gjermane që ndihmoi në shkatërrimin e flotës amerikane
Kush ishte Ruth Kueni? Ajo ishte spiunia gjermane që i hapi rrugën japonezëve drejt shkatërrimit të flotës amerikane në Perl Harbor-it, më 7 dhjetor 1941. Doktor Kueni,eshoqjaFridelin dhe vajza Ruth u caktuan nga Hajdrihunë shërbimin e jashtëm gjerman. Ruthi ishte vajzë tërheqëse për oficerët e bazës detare amerikane.Për t’u larguar nga Havai ajo gjeti gjoja një vend të qetë në Oahu. Në fillim të vitit 1939Kuenët u bënë agjentët kryesorë të shërbimit sekret të flotës ushtarako detare japoneze.Ruthi duke marrë shuma të konsiderueshme parash nga japonezët, hapi një sallon bukurie ku mblidheshin gratë e detarëve amerikanë.Gjithçka që ajo zbulonte ia dërgonte konsullit të përgjithshëm japonezKita në Honalulu.
Më 25 nëntor, në pellgune Tankanit në ishujt Kurilie upërqendrua Flota I Aerodetare Japoneze.Më 2 dhjetor 1941, nën komandën e admiralitNagumo, nga porti i Jokosukës ngaishujt Kurile pranë Tokios nën emrin e koduar “Operacioni 2”,i njohur edhe si “Operacioni Havai”u nisënnë drejtim të Perl Harbor-it 6 aeroplanmbajtëse, 2 kryqëzorë të rëndë, 1 kryqëzor i lehtë, 9 kaçatorpediner, 2 korracata,3 nëndetëse, 8 anije transportidhe360 avionë bombardues të të gjithë tipevetë shoqëruar nga gjuajtës. Kurflota aeroplanmbajtëse japoneze ishte në udhëtim,nëPaqësormorënmesazhin me kodqë objektivi i goditjes do tëishte Perl Harbori. Atë ditë, Kordwll Hulli lajmëroi këshillin e luftës të mbledhur në Shtëpinë e Bardhë për mundësinë e një sulmi të befasishëm japonez. Baza ushtarake detare amerikane në Perl Harbor ose “Uji iPerlave” në ishujt Havai, konsiderohej tepër e sigurtë. Më 6 dhjetor japonezët vunë në veprim operacionin “Z”.
Atë mëngjes Admiraliati britanik lajmëroi Presidentin Rusvelt se një flotë e madhejaponeze po shkonte drejt ngushticës Kra për në Gjirin e Siamit.Po më 6 dhjetor,SHBA-të arritën të kapninnjë mesazh të qeverisë japoneze që ia adresonintëdërguarit të tyrenë Uashington,ku e informonin lidhur me sulmin e afërt. Në ora 21, mesazhi i kapur nga amerikanët,iu çua Rusveltit, i ciliia pasoi Hopkinsit duke i thënë: “Kjo do të thotë, luftë”.Rusvelti, meqëtani dinte gjithçka nga shërbimet sekrete, bileedhe datën dhe orën e caktuarpërsulminkundërbazës detare më të madhe amerikane të Perl Harborit, urdhëroi Admiraliatinqë aeroplanmbajtësete mëdhatë largoheshin me të gjithë shpejtësinë në sekretin më të madh që mos të goditeshin nga avionët japonezë.
Sulmi japonez në Perl Harbor, 7 dhjetor 1941
Në ora 6 të mëngjesit të ditës së dieltë 7 dhjetorit 1941 nëndetëset japoneze u shkëputën nga flota dhe udrejtuan për në PerlHarbor dhe einformonin VicadmiralinKuikiNagumombi gjendjenku ata kalonin.Prej tyreu shkëputën disa nëndetëse të vogla 45 tonëshe me ekuipazh 2 vetapër t’iu afruarbazës detare. Më 6e 30minuta një anije vrojtuese amerikane dalloi një objekt të dyshimtë që lundronte drejt tyre dheia transmetoitorpedinieres “Uard”. Më 6e 35Oterbrixhi, kapitenii torpedinieres urdhëroi të qëllohej. Në orën 7.02vrojtuesi i torpedinieres“Uard” në largësi 130 miljedalloi një grup të madh avionësh që fluturonin drejt bazës,qëfatkeqësisht u morën për avionë amerikanë.Ato ishin ngritur nga aeroplanmbajtëset japoneze. Në port ndodheshin94 anije dhe nëaeroportet e marinës amerikane rreth 500 avionë.Rreth 380 avionëbombardues japonezë të të gjitha tipeve të shoqëruar me gjuajtës u vërsulën në qiellin e Perl Harborit.Meqë në portnuk kishte mbetur asnjë aeroplanmbajtëse,komandajaponeze nëbortin e anijes së grupit sulmues u shqetësua, sepse ato ishin objekti kryesor për bombarduesit japonezë.Vicadmirali Nagumo vendosi të kalohej në sulm megjithë mungesën e aeroplanmbajtësve. Njëqind minuta pasi avionët bombarduesjaponezëishinngriturnga aeroplanmbajtëset, kapërcyen vijën veriorebregdetare të Ohenit,dhenë 7e 55minuta të mëngjesit, rreth 200 avionë “183 silurues”bombardues të rëndëdhe gjuajtës qëlluan aeroportet e marinës dhe të ushtrisë duke shkatërruar 180-230 avionë dhe dëmtuar rreth 160të tjerë.Pjesa më e madhe e forcave ajrore amerikane u shkatërrua në betejën në tokë dhe më 20 dhjetor gjithçkaqëkishte mbetur u tërhoq në Port Darvin në Australi.Pas 40 minutash,një valë e dytë me 171 avionë bombardues e gjuajtësish u vërsulmbi 94anijet amerikane.Korracata “Arizona” shpërtheu dhe aty gjetën vdekjen mbi 1177marinarë;korracata “Oklahoma” u përmbys nga fuqia e zjarrit;korracatat “Kalifornia”, “Uest Virxhinia” dhe “Navada” u shkatërruan, kurse “Marilandi”dhe“Utahi”u fundosën.Shpëtoi“Pansilvania”.19 mjete të vogla të marinës dolën jashtë luftimit. Ushkatërruan kaçotorpedinerë, anije ndihmëse, dy kryqëzorë të rëndë dhe një anije cisternë.Nga sulmi pati mbi2403 të vdekur dhe 2500 të plagosur, që Rusvelti i bëri fli pa ngritur asnjë gisht, që do tëishte çmimi i parë që pagoi për të shpëtuar njerëzimin nga Hitleri dhe që do të çontenë humbjen e përgjithshme të528.795trupave, oficerë, ushtarë e personel ndihmës.Japonezët humbën 60 avionë me gjithë pilotët, 10 nëndetëse të vogla dhe 2 nëndetësetë mëdha. Një nëndetëse e vogël e komanduar nga Kauza Sakamaki ngeci në rërë dhe u kap. Në ora 10 beteja aerodetarembaroi.Baza detare në Kavi u shkatërrua tërësisht. Në mbrëmje flota e Oqeanit Paqësor të SHBA-ve nuk ekzistonte më.Megjithatë Japonezët nuk arritën të shkatërronin cisternat e naftës dhe hambarët e nëndetëseve.Më 7 dhjetor 1941,brenda 7 orëve,Japonia, përveç PerlHarbor-it sulmoi Malaezin, Filipinet dhe Hong Kongun.
8 dhjetor 1941, Shtetet e Bashkuara të Amerikës futen zyrtarisht në Luftën e Dytë Botërore
Më 8 dhjetor 1941 kongresi amerikan vendosi t’i shpallte boshtit menjëherë luftë. Po atë ditë,Hitleri urdhëroiflotëngjermane të sulmonte anijet amerikane kudo qëtëndodheshin.
Më 9 dhjetor 1941,dy ditë pas sulmit japonez mbi bazën amerikane në Perl Harbor-it, FranklinRusvelti iu drejtuar popullit amerikan: “Qëllimi ynë qëndron shumë më lart dhe shumë larg fushës së betejës. Në një kohë që detyrohemi të përdorim forcën, siç duhet të bëjmë tani, jemi të vendosur që këtë forcë ta përdorim për arritjen e së mirës së përgjithshme dhe zhdukjen e së keqes së çastit.Qeveria amerikane dënoi me vendosmëri sulmin hitlerian kundër Polonisë nga perëndimi dhe fushatën e Ushtrisë së Kuqekundër saj në lindje.Në kohën e sulmit të BS kundër Finlandës, SHBA-të mbështetën hapur pavarësinë kombëtare dhe integritetin territorial të shtetit Finlandez duke i dhënëatij një ndihmë prej 40 milionë dollarësh në formë huaje dhe ndaluam eksportimin e mallrave amerikane në drejtim të shtetit bolshevik”.
Më 11 dhjetor Gjermania bëri deklaratën zyrtaredhe Hitleri së bashku me Musolinini shpallën luftë SHBA-ve.Uindson Çërçilli atë ditë u shpreh: “Për mua është gëzim i madh që SHBA-të gjenden në anën tonë. Tani Anglia do të jetojë! Britania do të jetojë! Jam i sigurtë se ne do të dalim përsëri më së miri nga situata e vështirë”!/telegraf/