Rouhani pranon se nuk ka Shtyp të Lirë në Iran
Presidenti i regjimit iranian Hassan Rouhani e pranoi se shtypi i lirë nuk ekziston në Iran, gjatë një takimi me drejtuesit e lartë të Ministrisë së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të hënën, siç duket, duke kritikuar faktin se të gjitha mediat e vendit drejtohen nga shteti. Rouhani tha: “Ne mendojmë se kemi marrë autoritetin hyjnor që na lejon t’u japim urdhra njerëzve; nuk është ashtu… Kemi shtyp që drejtohet nga qeveria, televizion e radio të drejtuara nga qeveria”. Gati gjysma e 500 uebsiteve më të vizituara në mbarë botën janë bllokuar në Iran, duke përfshirë YouTube, Facebook, Twitter, dhe Telegram, pasi mullahët besojnë se lejimi i njerëzve të komunikojnë lirshëm me njëri-tjetrin dhe me botën e jashtme është me rrezik për të ardhmen e regjimit. Ndërkohë, kreu i Departamentit të Hapësirës Virtuale të Prokurorisë së Përgjithshme të Iranit tha më herët këtë muaj se Irani është gati të filtrojë Instagramin.