Laboratori i drogës në Has, gjendet i vdekur turku i shumëkërkuar
Turku i shumëkërkuar për laboratorin e drogës në Has, Nejdet Cesuroglu është gjetur i vdekur në Prishtinë. Sipas informacioneve, mësohet se Nejdet Cesuroglu është gjetur pa jetë në një banesë ku dyshohet se fshihej që më datë 2 dhjetor të vitit 2018. Njoftimin e ka dhënë autoritetet kosovare. Mësohet gjithashtu se në banesën fshihej Cesuroglu, është gjetur edhe një sasi heroine. Turku ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare, pas zbulimit të drogës në laborator.