Pronat në bregdet, në Vlorë në radhë prej vitesh dhe pa zgjidhje
Thanas Zyka, nga fshati Velçë, ka 30 vjet që nuk po gjen zgjidhje për tokat e tij në Zyrat e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme. “Nga nuk kam shkuar, nuk më jep zgjidhje njeri”, thotë Thanasi. Problemet që i sjellin qytetarët ashtu si Thanasi në sportelet e Hipotekës në Vlorë janë të shumta. Por, të përbashkët kanë sorollatjet me ditë dhe vite si dhe pritjen torturuese. Kjo zonjë tregon se vinte me bashkëshortin tashmë të vdekur dhe pritja ende nuk marrë fund dhe tani që ajo vetë është e sëmurë. Për keqpërdorime sidomos me pronat në bregdet ndër vite zyrtare të institucionit kanë përfunduar pas hekurave. Por, ndërsa çështje të tilla duan kohë të zbardhen, sorollatjet sfilitëse të qytetareve nëpër zyra mbeten ende pa zgjidhje./tch/