Rama shkarkon zevendësministrin Enis Aliko dhe rikthen Ilir Bejtjen
Më datë 23 janar, kryeministri Edi Rama ka firmosur shkarkimin nga detyra të zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enis Aliko. Vendimi nuk është publikuar në faqen e Kryeministrisë, por ky vendim është bërë publik pasi është botuar në Fletoren Zyrtare. Edi Rama ka vendosur të rikthej në detyrën e zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ish-deputetin e Elbasanit, Ilir Bejtja. Ky i fundit ishte drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës, kur ajo drejtohej nga Damian Gjiknuri. Nuk dihen arsyet e shkarkimi nga ky funksion i zëvendësministrit, Enis Aliko
Please follow and like us: