Pata rastin që vetëm pak muaj se të ndahej nga jeta t’i marr një intervistë në Pogradec Sabri Godos…
Vetëm 10 km lag qytetit të Pogradecit në një hotel të zhytur buzë liqenit takuam politikanin e shkrimtarin e njohur Sabri Godon i cili bariste qetësisht, çapngadaltë e i menduar, buzë bregut të liqenit. Poltikani dhe shkrimtari i njohur Sabri Godo ka ardhur një ditë më parë në Pogradec dhe është nën shoqërinë e bashkëshortes së tij. Ai në Pogradec vjen në çdo stinë në verë, në vjeshtë dhe në dimër… Pas disa minutash baritje anës liqenit ai ulet në cep të lokalit dhe vren qetësinë e liqenit e cila më pas përzihet me klithjen e pulbardhave. Avujt e kafesë së ngrohtë përzihen me fjollën e tymit të cigars duke i dhënë një tis ëndërrimtar që e detyron të baresë në vite të shkuara kur ai vinte pothuajse çdo verë në Pogradec.
Z. Godo, ju vini shpesh në Pogradec?
Po është e vërtetë në Pogradec vij gjithmonë me një kënaqësi të veçantë, më duket sikur ky qytet të bën magji që edhe kur largohesh prej tij merr me vete pamjet e mrekullueshme të qytetit e liqenit, ajrin e pastër, mbresat e njerëzve të mirë dhe të gëzueshëm që jetojnë në këtë qytet. Unë kam shumë kujtime nga Pogradeci. Kam hyrë në bisedë me shumë njerëz që të thonë gjëra të këndshme dhe të mençura që të ngelen në mëndje për një kohë të gjatë…Në Pogradec desha të theksoj ka njerëz optimistë me vlera pozitive që e çmojnë miqësinë …Ja po ta them sinqerisht po të kisha mundësi jo vetëm do të pushoja në Pogradec por do të qëndroja në këtë qytet gjysmën e vitit këtu dhe gjysmën tjetër në Tiranë. Në Pogradec kam shumë të njohur dhe miq si piktorë, mjekë, shkrimtarë dhe intelektualë të shquar. Dhe një fakt tjetër desha të theksoj se në Pogradec ka qytetari e cila shkon në një harmoni të plotë me bukuritë që ka ky qytet. Kam gjezdisur shumë vende të botës, por liqen kaq të bukur me këto brigje të mrekullueshme nuk kam parë asgjëkundi dhe këtë e them me shumë sinqeritet.
Zoti Godo, keni ardhur thjesht për pushime apo jeni duke shkruar diçka?
Po është e vërtetë se përveç se kam ardhur që të pushoj pak se kohët e fundit kam qënë pa qef, kam pasur disa probleme shëndetësore dhe për të rimarrë forcat më mirë se në Pogradec nuk ka. Miqësisht po ju them se kam ardhur që të ripunoj një romanin tim të shkruar shumë vite më parë.
Jam duke e ripunuar këtë roman që ka kaluar vite më parë pa u vënë re. Romani ka një histori të çuditshme që mua gjatë ripunimit po më pëlqen shumë ajo që po bëj. Kjo më tremb pasi armiku i një shkrimtari është kur i pëlqen shumë ajo që shkruan.
Mund të na i thoni titullin e këtij romani që po ripunoni?
Nuk kisha qejf ta bëja publike po e them romani i ri mund të titullohet “Rrathët e Dervishit”. Besoj se shumë shpejt do të futet në shtyp dhe kam besim që pas ripunimit do të pritet mirë nga lexuesit.
Z. Godo, nuk shpëtojmë dot pa ju bërë një pyetje nga politika; ju si bashkëhartues i Kushtetutës dhe si politikan i njohur si e vlerësoni situatën më të fundit?
Të falenderoj për këtë pyetje që më bëtë dhe ja ku po e them troç. Një shtet ka disa kollona që mbahet. Duhet të jemi të kursyer në deklaratat që bëjmë se bëhemi qesharakë, duhet të jemi seriozë në ato që nxjerrim nga goja. Unë shpresoj se duke filluar nga kjo vjeshtë do të zgjidhet konflikti Maxhorancë –Opozitë. Duhet të kuptojnë palët që vendit i bëjnë dëme të pallogaritshme duke i sjellë penalizime nga Europa. Madje është e turpshme që në sytë e Europës jemi shfaqur si një popull grindavec. Dhe të gjitha këto kanë një kosto që këtë kosto e paguajmë ne të gjithë… Unë desh të shtoj se edhe gazetat duhet të jenë të kujdesëshme kur nxjerrin një frazë të pakujdesëshme në shtyp. Shikoj shpesh me keqardhje që lëshohen plot gjëra të pa përgjegjëshme.
Dhe diçka desha të shtoj: duhet vënë mirë në binarë gjyqësori në të gjitha shkallët e tij se kështu nuk mund të ecet.
Z. Godo, ju thatë se romani që do të futni së shpejti në shtyp “Rrathët e Devishit” ju pëlqen veçanërisht ky roman. Do jetë me interes për lexuesin diçka rreth subjektit?
A e lemë vazhdimin e intervistës fundjavën tjetër kur të vij në Pogradec dhe do të jap linjat kryesore të romanit.
Por miku im Godo, i njohur që para 35 vjetësh kur unë punoja gazetar tek revista “Hosteni” nuk erdhi më në Pogradec, unë po nis gjysmën e intervistës të plakut të urtë dhe të mençur Sabri Godo në shenjë respekti që kam pasur për këtë personalitet të shquar të kulturës shqiptare…
Please follow and like us: