Albspirit

Media/News/Publishing

ONM i kërkon Komisionerit Publik të apelojë konfirmimin e prokurorit Besnik Cani

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i rekomandoi zyrtarisht të premten Komisionerit Publik, apelimin e vendimit të KPK-së për konfirmimin në detyrë të prokurorit Besnik Cani, i cili është zgjedhur gjithashtu si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sipas ONM-së Cani është konfirmuar në detyrë nga KPK nëpërmjet interpretimit të gabuar të ligjit të vetingut. “Një nga qëllimet e procesit të rivlerësimit është rikonfirmimi i besimit të publikut në institucionet e drejtësisë”, shprehet ONM. “Në pikëpamjen tonë është e pamundur të konfirmohet në detyrë një subjekt kur nuk janë vlerësuar në mënyrë të rregullt disa çështje që dëmtojnë besimin e publikut”, shtoi ajo.

Please follow and like us: