Nadire Buzo
Rrëfime dhe mbresa në 83-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, për ato ngjarje, kujtime e sfida që i përcaktuan qysh në fëmijëri rrugën drejt letërsisë.
Sapo kishte mbushur nëntë vite, kur u zgjua i trembur në mëngjes herët u struk në krahët e gjyshes. –Nënë, kam parë një ëndërr të frikshme, sikur Baba Selimi, më takoi mua dhe më tha: “Unë nesër do të iki, po në vendin tim do të jesh ti”.
– Uuu të keqen nëna, po kjo qenka ëndërr e mirë, çka këtu për t’u trembur. Ja, ta thotë nëna ty, do bëhesh njeri i madh, i dëgjuar, profet, do të dojë e gjithë bota, si Baba Selimin. S’ka më të rëndësishëm se ai në Gjirokastër. Është babai i teqesë, njeri i shenjtë!.
Të nesërmen, Baba Selimi vdiq!
Djali i mitur, i besoi ëndrrës dhe filloi të ngjiste e të zbriste Sokakun e të Marrëve, si njeriu më i rëndësishëm i qytetit!
Vitet kaluan, ai nuk u besoi më ëndrrave e as fantazmave. Në mendje i erdhi zëri i shpirtit. Kishte një tjetër mision, besonte tek një tjetër hyjni. Letërsia! Këtë hyjni, ja përkushtoi me gjithë forcën e shpirtit, kombit të tij. Ky mision e ngriti tek në një tjetër hyjni. Liria!