Albspirit

Media/News/Publishing

Bujar Sheshi drejt shkarkimit nga KLP

Verifikimi i figurë së prokurorit Bujar Sheshi ka bërë që Autoriteti i Hapjes së Dosjeve të thirret në seancë dëgjimore përpara komisionit parlamentar të ligjeve lidhur me vonesën në kthimin e përgjigjes Prokurorisë së Përgjithshme për kandidatin për anëtar të KLP-së. Ndaj prokurorit Sheshi janë hedhur akuza se ai ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit gjatë kohës të sistemit komunist në Shqipëri

Gjatë verifikim të figurës së prokurorit, ajo që vihet re është vonesa e përgjigjes së Autoritetit të Hapjes së Dosjeve, e cila ka ardhur me një muaj vonesë, pasi Sheshi ishte zgjedhur anëtar KLP-je. Gjatë shqyrtimi të rastit të Sheshit Komisioni i Pavarur i Monitorimit të Reformës në Drejtësi ka vënë në dukje vonesën e madhe të përgjigjes nga autoriteti i dosjeve për Prokurorinë e Përgjithshme. Ky autoritet me shumicë votash ka vendosur që të thërrasë në interpelancë anëtarët e Komisionit të Verifikimit të Dosjeve për të dhënë përgjigje për këtë vonesë si dhe vetë prokurorin anëtar të KLP-së, Bujar Sheshi. Bujar Sheshi rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit sipas dokumenteve të publikuara së fundi. Gjithashtu, Komisioni i Pavarur i Monitorimit të Reformës në Drejtësi i sugjeron KLP-së që të marrë një vendim për këtë rast, duke i hapur rrugë kështu edhe shkarkimit të Sheshit.
5c4f283e78a29sheshi

Please follow and like us: