Komisioni i Pavarur i drejtohet Parlamentit: Thërrisni Genta Sulën, pse e vonoi shqyrtimin e Bujar Sheshit
Komisioni i Pavarur i Reformës në Drejtësi i ka kërkuar sot Parlamentit të thërrasë në seancë dhe ti kërkojë shpjegime kreut të Autoritetit të Dosjeve, për vonesën lidhur me shqyrtimin e rastit të Bujar Sheshit, i emëruar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por që rezultoi më pas me probleme në të shkuarën, si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Komisioni i Pavarur shprehet i shqetësuar për vonesat e Autoritetit të Dosjeve.
Po ashtu, organi i lartë i Drejtësisë, i kërkon prokurorisë që të marrë masa pas rastit të krijuar. Dhe gjithashtu, kërkon të dijë nga Arta Marku, se cilat janë veprimet e saj, pasi është vënë në dijeni nga Autoriteti i Dosjeve për rastin Sheshi.
Please follow and like us: