Albspirit

Media/News/Publishing

Melassa, ky diamant i zi që zgjidh 1001 probleme shëndetësore!

Melasa e zezë është një produkt shumë pak i njohur i cili përfitohet nga përpunimi i kallamit të sheqerit. Në të vërtetë, bëhet fjalë për një suplement ushqimor i cili i ofron energji të mirë organizmit. Në pamje të parë melassa duket si një mjaltë i errët, me një shije pak të hidhur që të kujton atë të likerit, por jo.

Ajo ç’ka na intereson neve, janë vlerat e melassës.

Ku mund ta blini melassën?

Ju mund ta blini atë në dyqanet ushqimore me në fokus ushqimet bio organike. Melassa është në dispozicion në dyqanet e ushqimit lokal në mbarë botën, por edhe në vendin tonë, duke filluar nga “Neranxi”.

A është melassa e shëndetshme?

Melasa është shumë e shëndetshme për ju, kryesisht për shkak të përmbajtjes së dendur në vlera ushqyese.

Çfarë do të thotë melasa?

Fjala melasë rrjedh nga melako (në portugalisht), e cila ishte, nga ana tjetër, një mbetje e “mel” që në latinisht do të thotë mjaltë.

Çfarë është melasa?

Melassa është një shurup i trashë dhe vjen në forma të ndryshme. Melassa që vjen nga panxhari i sheqerit ka një shije të fortë dhe shpesh nuk konsiderohet e pëlqyeshme për konsum njerëzor.

Çfarë shije ka melassa?

Melasa vjen në tri lloje:

E lehtë
E errët
E zezë

Melasa e lehtë ka një shije të ëmbël ose të butë, ndërsa melassa e errët është më e plotë. Malassa e zezë ka shije të hidhur.

Si ta përdorni melassën?

Ju mund ta përdorni melassën në një sërë mënyrash. Më e zakonshmja është duke e ngrënë, por ju mund ta konsumoni atë gjithashtu edhe në çaj ose kafe.

Nëse konsumoni 2 lugë çdo mëngjes do ju japë rreth 120 kalori, 24 gram sheqer, 2 gram proteina, si dhe sasi të konsiderueshme të mineraleve të rëndësishme dhe vitaminave B.

Përfitimet shëndetësore të melassës përfshijnë lehtësim nga problemet e menstruacioneve, obeziteti, diabeti, stresi, kanceri, prostata, puçrrat e fytyrës dhe sëmundjet e tjera të lëkurës. Melassa siguron gjithashtu lehtësim nga kapsllëku, dhimbjet e kokës apo anemia. Ajo forcon sistemin imunitar dhe nxit formimin e qelizave të reja në trup.

Për një kohë të gjatë melassa është prodhuar në Karaibe ku kultivimi i kallamsheqerit dhe i panxharsheqerit ka qenë i lartë. U importua në Shtetet e Bashkuara gjatë shekullit të 20-të. Sot, prodhohet në shkallë të gjerë në Tajlandë, Indi, Tajvan, Brazil, Filipine dhe Shtetet e Bashkuara.

Së bashku me përdorimin e saj si një ëmbëlsues në produktet ushqimore, melassa ofron shumë përfitime shëndetësore dhe përdoret për trajtimin e një sërë sëmundjesh.

Vlerat ushqyese të melassës

Melasa përmban një numër mineralesh esenciale si kalcium, magnez, mangan, kalium, bakër, hekur, fosfor, krom, kobalt dhe natrium.

Është një burim i mirë i energjisë, i karbohidrateve dhe përmban edhe sheqerna. Përveç kësaj, ajo ofron vitamina të ndryshme të tilla si niacin (vitamina B-3), vitaminë B-6, tiaminë dhe riboflavin.

Përfitimet shëndetësore të melassës

Melassa e quajtur “Blackstrap” është një ëmbëlsues që përmban një sasi të konsiderueshme të ushqyesve që janë esenciale për funksionimin e organizmit. Pa yndyrë dhe shumë pak kalori, është një alternativë e mirë për hekurin në trup. Hekuri parandalon çrregullime të ndryshme si hemoragjia gjatë periudhës së menstruacioneve.

Jo vetëm kaq, por polifenolët e pranishëm në melassë kanë efekte antioksiduese të cilat mund të jenë efektive në zvogëlimin e obezitetit dhe menaxhimin e peshës.

Përmirëson Shëndetin Seksual

Melassa është e pasur me mangan, i cili ndihmon në prodhimin e shëndetshëm të hormoneve seksuale. Luan një rol jetësor në funksionimin e sistemit nervor dhe parandalon mpiksjen e gjakut. Mungesa e manganit mund të çojë në shterpësi, lodhje të përgjithshme dhe kocka të dobëta.

Trajton kapsllëkun

Melassa është provuar të jetë e vlefshme në trajtimin e kapsllëkut.

I mban kockat e shëndetshme

Melassa është një burim i mirë i kalciumit, i cili luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e kockave dhe heqjen e toksinave nga zorra e trashë. Përveç kockave të shëndetshme, aftësia e tkurrjes muskulore i atribuohet gjithashtu pranisë së kalciumit në trup.

Trajton reumatizmin

Melasa është përdorur në mënyrë efektive në përgatitjen e një ilaçi për trajtimin e reumatizmit dhe nevralgjisë.

Lufton diabetin

Melassa ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak. Kjo ndihmon në parandalimin e akumulimit të yndyrës ose lipideve të tepërta në qarkullimin e gjakut. Melasa përmban mineralin esencial, kaliumin i cili kërkohet për funksionimin e duhur të qelizave. Kaliumi luan një rol të rëndësishëm në tkurrjen e nervit dhe muskujve.

Pastron fytyrën

Melassa përmban acid laktik, i cili ndihmon në lehtësimin e simptomave të akneve. Acidi laktik prodhohet nga bakteret e acidit laktik dhe luan një rol të rëndësishëm në metabolizmin e karbohidrateve. Ai përdoret në mënyrë efektive në trajtime natyrale. Përveç melassës, acid laktik është i pranishëm në qumështin e thartuar, mollët dhe lëngun e domates.

Melassa është një burim i mirë i mineraleve dhe vitaminave si vitamina B6 dhe acidi pantothenik. Mangësia e këtyre vitaminave mund të shkaktojë dhimbje koke, astmë, lodhje dhe stress.

Trajton kancerin

Melassa përmban selen, i cili është i dobishëm në trajtimin e kancerit./shije.al/

Mund ta gjeni ne rrjetin e dyqaneve Neranxi.

Please follow and like us: