Naomi Campbell trondit pasarelën e Parisit
Stilisti italian Pierpaolo Piccioli ka në fokus ngjyrat dhe nuk bëhet fjalë vetëm për veshjet. Koleksioni i tij pranverë-verë 2019, është një homazh për bukurinë dhe diversitetin, duke përzgjedhur edhe modele me ngjyrë për sfilatën e tij, ku nuk mund të mungonte pantera e zezë, Naomi Campbell. Në pasarelën e kësaj të mërkure të Valentinos në Paris, sfiluan fustane me ngjyra dhe jo vetëm, por edhe 65 modele, ku 40 prej tyre ishin me ngjyrë. Sfilata u mbyll nga diva Naomi Campbell, ku si veterane e pasarelave të modës u shfaq me një fustan transparent të zi, duke nxjerrë në pah hiret e saj. Ndërkohë në pjesën e barkut ishin vendosur lule të ngjitura direkt në lëkurë. Rikthimi i Campbell bëri bujë në mediat ndërkombëtare, ku gjithë objektivët fotografik, u përqendruan drejt saj.