Universitetet hyjnë në grevë të përgjithshme, kërkojnë shkarkimin e ministrit Shyqiri
Express
Rektorët e universiteteve publike në Kosovë kanë mbajtur sot një takim, gjatë së cilit është marrë vendim që të gjitha universitetet publike në Kosovë të futen në grevë të përgjithshme nga dita e e martë.
Rektorët e universiteteve publike kanë paralajmëruar edhe protesta. Shkak për këtë është bërë mos realizimi i kërkesës së tyre, për shkarkimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, i cili kishte pezulluar 42 drejtime e programe në të gjitha universitetet publike të Kosovës. Konferenca e rektoreve ka marrë vendim që t’i ndërpret të gjitha komunikimet me ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi. Rektorët kanë kërkuar shkarkimin e ministrit, shkarkimin e bordit të KSHC-së dhe shfuqizimin e vendimeve për tërheqje dhe refuzim të akreditimit të programeve që kanë qenë të akredituara. Vendimi i plotë nga Konferenca e Rektorëve:
Please follow and like us: