Biskota me farat e lulediellit
Për të përgatitur këto biskota ne kemi nevojë për:
150 g miell pasticerie “Tandoi”
4 lugë kafeje me sheqer,
350 g fara luledielli,
1 mandarinë.
Përgatitja:
Miellin e përziejmë me sheqerin dhe farat e lulediellit, duke lënë mënjanë një pjesë të vogël. Shtojmë pak sodë në brumë, lëngun e mandarinës dhe pak ujë. E punojmë brumin dhe e hapim me një okllai, i japim forma të vogla dhe në secilën prej tyre vendosim disa farë luledielli.
Piqen në 180° për 10 minuta
Të lehta dhe të shijshme.
Përbërësit për përgatitjen e kësaj recete i gjeni tek dyqanet e rrjetit Neranxi.
Please follow and like us: