Albspirit

Media/News/Publishing

Feneli ose kopra e egër, një afrodiziak në shtëpinë tuaj

Farat e Fenelit ose Kopra e Eger janë klasifikuar si një ndër bimët e shenjta për nga perfitimet konvencionale dhe një nga erëzat me te kërkuara të kuzhines Mesdhetare.

Eshtë një bimë shumëvjeçare barishtore me lule të verdhë dhe me gjethe si pupla, që i përket familjes se Umbelliferae dhe që rritet pranë bregut të detit dhe brigjeve të liqeneve.

Farat e Fenelit përmbajnë antioksidante si kaempferol dhe quercetin. Këto përbërës heqin radikalet e lira të dëmshme nga trupi duke ofruar mbrojtje nga kanceri, infeksionet, plakja dhe sëmundjet neurologjike.

100 g fara të sigurojë 39,8 g fibra. Pjesa më e madhe e këtij ushqimi është fibër, e cila ndihmon sistemin e tretjes dhe duke lehtësuar gjendjen e kapsllëkut. Farat e Fenelit janë burim i koncentruar i mineraleve si bakri, hekur, kalcium, kalium, mangan, selen, zink dhe magnez. Bakri është i nevojshëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Hekuri është i nevojshëm për formimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Zinku është një bashkë-faktor i shumë enzimave që rregullojnë rritjen dhe zhvillimin, prodhimin e spermës duke e bere nje ilac natyror dhe afrodiziak, tretjen dhe sintezat e acidit nukleik. Kaliumi është një komponent i rëndësishëm i qelizave të trupit dhe lëngjeve që ndihmon kontrollin e zemrës dhe presionin e gjakut.

Përmbajnë shumë vitamina jetike si: Vitamina A, vitaminë E, vitaminë C, si dhe vitamina B-kompleks. Këto fara të përdoruara si çaj apo si erëz në ushqim rrisin sekretimin e qumështit të gjirit, ose për lehtësimin e dhimbjeve të barkut tek foshnjat e porsalindura. Vaji i farave të Fenelit është përdorur për lehtësimin e kolitit dhe bronkitit.

Fara Feneli gjeni tek dyqanet Neranxi.

Please follow and like us: