Albspirit

Media/News/Publishing

Balla dhe kryetarja e bashkisë Përrenjas grabit ujin te shtëpia e poetit të pushkatuar Vilson Blloshmi

 

Bedri Blloshmi

Ka pak ditë që më njoftuan nga Bërzeshta se zonja Miranda Rira, në bashkëpunim me deputetin socialist Taulant Balla kanë vendosur që të marrin ujin e pijshëm të këtij fshati për të çuar në fshatin Karkavec. Fshati zien me diskutime se Balla ka blerë tokën e poetit të pushkatuar Genc Leka dhe aty do të ndërtohen dy karburante, njërin e ka Balla dhe tjetri me mbiemrin Veizi nga fshati Stronik. Xhadeja e planifikuar për t’u bërë do të kalojë përmes kësaj toke, përballë dy karburanteve. Taulanti i ka pezulluar punimet e mëparshme dhe që të gjitha ato do të dalin pa vlerë dhe kështu ajo do të ulet më poshtë, në zallin e lumit Shkumbin e do të vijë aty ku janë projektuar karburantet. Mirëpo meqë aty nuk ka ujë, Miranda, siç flitet, i ka premtuar Taulantit se do t’i sjellë ujin e Bërzeshtës me të vetmin kusht që ajo të jetë sërish kryebashkiake, jo më e LSI-së por e PS. Me sa kuptohet Miranda kërkon të rikthehet te partia mëmë (ky problem nuk më shqetëson se çfarë bëjën ata si vëllezërit siamezë). Thuhet se Miranda Rira ka gjetur një firmë dhe po përpiqet të fillojë të marrë ujin duke i mashtruar banorët se do t’ua dërgojë ujin e pishëm në çdo shtëpi dhe që të mos e kundërshtojnë.

Dua të sqaroj se ne, qysh në kohën e perandorisë turke e kemi marrë ujin me tuba që nga vendburimi që quhet Kryemadh, ishin vetëm dy familje që e kemi pasuri ujin te dera e shtëpisë. E gjithë loja luhet që Miranda (duke u dakortësuar me Taulantin) ka vendosur që Bërzeshëts t’i vëjë sahatët. Mbas kësaj, bashkë me ujin do të paguhet edhe taksa e banesës.

Unë iu drejtohem bashkëfshatarëve që të ngrihen dhe ta kundërshtojnë këtë projekt të kryebashkiakes së Përrenjasit Miranda Rira. Unë ju kujtoj se “do të vrisni veten me dorën tuaj. Ju jeni pa bukë, pa punë e me shpirt ndër dhëmbë po paguani dritat që janë me çmim astronomik krahasuar me rajonin. Thërrisni mendjes dhe mendohuni mirë para se të shkoni te kutia e votimit se ju vetë e zgjodhët këtë kryetare dhe shikoni se si po jua shpërblen duke u zhvatur edhe ujin që ua ka falur natyra. Kuptojeni vetë se si po ju trajton, mos e toleroni se nesër do të jetë vonë e nuk mund ta riparoni më se edhe bimët e kopshtit do t’i vaditni me ujin që del me sahat, edhe ujin që do pinë bagëtitë do e paguani ju vetë, ju jeni vetë dëshmitarë se do ta keni sahatin te dera, po ashtu edhe uji për të larë halenë do e keni me sahat. Me një fjalë uji i Bërzeshtës nuk do të rrjedhë më si ndër shekuj, por do të futet në tuba e do ju thahet buza për ujin e ftohtë dhe të kthejllët që rrjedh zhurmshëm e i shkumëzuar përmes fshatit. Do keni edhe përkrahjen time se unë ujin e Kryemadhit do ta mbroj dhe nuk do ia lë Ballës e Rirës të bëjnë siç kanë bërë baballarët e tyre me Blloshmajt”.

 

Please follow and like us: