Albspirit

Media/News/Publishing

Flaka Surroi: Linçimi

Nuk është aq pikëlluese gjuha fyese dhe lehtësia me të cilën njerëzit që as nuk të njohin ta bëjnë një “psikanalizë” ashtu siç ua merr mendja. Superpikëllues është niveli i shkrimit. Është dëshmia më e prekshme se rezultati i PISA-s nuk ka qenë i rastësishëm. Se vërtet jemi analfabetë. Se pos që jemi analfabetë, jemi edhe të kufizuar për të debatuar me argumente, për shkak se nuk thellohemi në kontekstin e temës. Dhe se jemi shumë euforikë, madje edhe fanatikë, dhe jo domosdo për të mirë. Kjo në fakt është për të qarë

Ftyrën e shkinës e paske;

mutin ma hangsh ti e haram te koftë kurva plak;

Flaka Surroi eshte prostituta plak e ka ne gjak serbin;

Ooooo ty krejt bota ta q”’ nanen ti ke mbet me fol shioje ftyren tende se NE ta pas q”’ nanen treni lopo;

o lugat ik mu kon e mira i kishe perngja femres;

oj xha e coft mos fol palidhje;

dhija e keqe edhe ti paske met me fol;

qdo her kur po kritikojn grat mut per bojn turp ju koft;

plakushe edhe humaniteti Shqiptar te pengon;

qfare grue lugate me ftyr koka;

o moj dryshke kqyre vetin;

o te pshurrsha ne goj ty moj kudra e flliqt po ashtu tuj ta rrok qka po han m..t;

uuu po ti dredhavica pshurajka shko ha mut te nevojtore shaban pijacit i me kan dhija prizrenit;

A e din pse i pengonn humaniteti i hoxh Halil Kastratit e Elvis Naqi se keta e falenderojn dhe lavderojn te madhin ALLAH elhamdulila., dhe i pengon shum ushtarev te Dexhallit i Dreqit Satanit dhe sherbetorrve te Masoneve Sionistave, Gylenistave dhe Vatikanit si ajo plukucka kuqka e Udb-Bias Serbe flaka e surroviqkeve

Ja rrofsh bolet;

oj plakush a po ki qef ti mi marr paret e halilit marre te koft me kon e mira te kish marr naj kush oj plakush;

Po ty jo komente met kthy po met virr te sheshi skuka gjynah bre qka je spedin as anej as knej spo dokesh ne gjini moj e paftyr

Met than Loop, pom doket teper; met than mashkull, spo shihet; met than shqiptare, spo dokesh; met than njeri, po nenqmona. Rrajja shkaut nryshe sosht.

Si do te perparoj ki Komb me shum cifut per brenda,kritikon Hoxhe Halil Kastratin ,,,,,

Kjo eshte magarica flaka shife veten ne pasqyr je ba si xhenaze

Kesaj skin qka Me I thane lesbian or gay

Po ti qa ke ndihmu deri tash more zotni,se as femen sje

Vajza e shpijunit e ambasadorit t shkijev n venezuel pi pengojka një bamirës

Qe Kjo Lakna Rasojit kishe Po Shkruj Dishka

Tishe kon njeri i kishe ly flokt…

…. kjo esht fund qe te thamm, mos gabo edhe une here me fol.Hoxho Halli Kastrati se mrenda 24 ora te feshi nga kjo tok …

* * *

Fillimisht ju kërkoj falje për përmbajtjen e pjesës hyrëse të kësaj kolumne. Do t’ia qëlloni se autorja e tyre nuk jam unë. Është një pjesë e shumë komenteve që u shkruan për mua dhe në lidhje me mua në ditën kur vendosa ta shkruaja një status në FB. Ashtu siç bëj rëndom kur e shpreh lirshëm mendimin tim, i pëlqeu dikujt apo jo — por duke lënë hapësirë për debat edhe me ata me të cilët nuk ndaj mendimin e njëjtë.

Një debat që zgjati mbi gjashtë orë me ata me të cilët nuk pajtoheshim, por me të cilët debatuam me argumente, kulmoi me ripostimin e statusit tim në shumë portale që u përcollën me një ortek komentesh të këtij lloji, e që përfunduan edhe me kërcënime.

Më pikëlluesja nuk është gjuha fyese dhe lehtësia me të cilën njerëzit që as nuk të njohin ta bëjnë një “psikanalizë” ashtu siç ua merr mendja. Të shpallin çfarë duan dhe madje edhe të sugjerojnë nëse duhet ndërruar imazhin ose jo.

Superpikëllues është niveli i shkrimit. Ajo që e keni lexuar (me vështirësi e besoj) është transkriptimi fjalë për fjalë i asaj që kanë shkruar. Është dëshmia më e prekshme se rezultati i PISA-s nuk ka qenë i rastësishëm. Se vërtet jemi analfabetë. Se pos që jemi analfabetë, jemi edhe të kufizuar për të debatuar me argumente, për shkak se nuk thellohemi në kontekstin e temës. Dhe se jemi shumë euforikë, madje edhe fanatikë, dhe jo domosdo për të mirë. Kjo në fakt është për të qarë.

* * *

Statusi që e ndezi debatin qe ky:

Kurrfarë bamirësie nuk është ajo të cilën e përcjellin kamerat dhe kumtesat për shtyp.

Është, për më tepër, keqpërdorim i atyre, që për fat të keq, kanë nevojë që dikush t’iu ndihmojë që të mbijetojnë.

Nëse bash keni vendosur të ndihmoni, bëjeni qetazi, për ndërgjegje, e jo për reklamë.

E ajo që më shtyu ta shkruaja është nevoja, për mua e papranueshme, që të tregohet me çdo kusht se dikush dikë e ndihmon. E edhe më e papranueshme po qe se zbulohen fytyrat e atyre që e marrin atë ndihmë. Për shkak se e besoj thellë se bamirësia bëhet për shkak të ndërgjegjes së secilit, e jo për shkak se me këtë do të fitohet publicitet, për çfarëdo arsye të jetë ajo.

Shumë prej nesh që kemi punuar në organizatat humanitare kemi pasur punë me SHHB “Nëna Terezë” para dhe gjatë luftës. Por asnjëherë nuk ka bërë vaki që të zbuloheshin emrat e përfituesve të ndihmave, e aq më pak fytyrat e këtyre njerëzve. Të mos harrojmë se edhe atëherë ka pasur kamera, ka pasur edhe gazeta, porse në këtë formë është ruajtur dinjiteti edhe ashtu i nëpërkëmbur i atyre që janë detyruar të kërkojnë ndihma.

Nuk janë të paktë shembujt e atyre që në heshtje kanë ndërtuar shtëpi për njerëz në nevojë dhe që kanë refuzuar që të flitet për ta, e aq më pak për familjet që i kanë ndihmuar. Të tillë njerëz ka, për fat të mirë, dhe kjo nuk i bën më pak bamirës. Përkundrazi.

* * *

Sidoqoftë, reagimi i shumicës u lidh për një person, një hoxhë, që nëpërmjet organizatës së tij joqeveritare ka ndihmuar familjet në nevojë me shtëpi e gjëra të tjera dhe të gjitha i ka dokumentuar me video. Njëri nga argumentet që përsëritej nga përkrahësit e tij qe se kështu po u jepte llogari donatorëve, se ndryshe e kishin akuzuar për keqpërdorime. Duke e pasur parasysh se është klerik, nuk do të duhej të kishte dyshime në ndershmërinë e tij, ngase është besimtar dhe e predikon fenë. Po atë fe që thotë mos shaj, mos vjedh, mos vrit. Prandaj për mua ky argument nuk qëndron.

Argumenti tjetër është se në këtë formë e ka sensibilizuar opinionin. Fakti se tashmë i ka ndërtuar jo pak shtëpi, tregon se opinioni tanimë është i sensibilizuar, për shkak se ndryshe nuk do të kishte mjete për t’i ndërtuar ato. E edhe të kishte nevojë ta promovonte aktivitetin e tij, në asnjë formë nuk arsyetohet zbulimi i përfituesve, e në veçanti jo zbulimi i fytyrave të fëmijëve. Për shkak se kjo është në kundërshtim me normat e kësaj shoqërie që kërkojnë që të miturit të mbrohen.

* * *

Më akuzuan edhe për islamofobi, edhe pse në asnjë vend nuk u mora as me një person e as me një fe. Feja është zgjedhja individuale e secilit, dhe sa më përket mua, unë atë të drejtë ua respektoj të gjithëve, patën apo nuk patën fe. Porse komentuesit ofendues e linçues mund t’i quash çfarëdo, porse jo besimtarë apo fetarë të devotshëm. Për më tepër, do t’i quaja mohues të të drejtave të të tjerëve, sepse, sipas tyre, kushdo që nuk është me ta, është ose çifut, ose i Vatikanit, ose i UDB-së, ose i Serbisë, veç shqiptar jo. Për pasojë nuk guxon as të flasë, e besa nuk do të duhej as të ekzistonte. E kjo punë do të duhej të ishte shumë brengosëse fillimisht për Bashkësinë Islame në këtë rast, për gjithë shoqërinë tonë, e në veçanti për shtetin.

* * *

E kur jemi te shteti, i gjithë ky rrëfim përmbyllet te kjo pikë. Po të kishim pasur shtet përnjëmend, me një qeveri që ia do të mirën popullit të vet, nuk kishim ardhur në situatën e të bërit gara se kush është më bamirës, apo edhe nëse duhet bamirësia të reklamohet ose jo.

Një llogaritje shumë e thjeshtë e shpenzimeve kot që i bën kjo Qeveri, do të jepte një zgjidhje për përmirësimin e jetës së rasteve sociale. Për më tepër, do ta jepte zgjidhjen që të kishte më pak njerëz në nevojë për ndihmë sociale.

Po të llogarisim që një shtëpi prej 100 metrash katrorë do të mundë të ndërtohej me 25 mijë euro, atëherë vetëm rrogat e badihavxhinjve zëvendësministra do të shërbenin për ndërtimin e 40 shtëpive në vit. Pra, po të mos ishin emëruar ata të cilëve as kryeministri nuk ua di emrat, deri tash i kishim pasur nja 60 shtëpi të ndërtuara nga kjo linjë buxhetore.

Nga ana tjetër, sipas aktakuzës së “hajnit të pulav'”, Kosova i shpenzon 39 milionë euro për veteranët mashtrues në vit. Po të ishin përdorur këto mjete për ndërtimin e shtëpive, për një vit do të ndërtoheshin 1560 shtëpi. Pra, për dy vjet do të ishin ndërtuar 3000 shtëpi dhe bile kushtet elementare të jetesës do t’u siguroheshin njerëzve në nevojë, në veçanti në fshat. Dhe kontributi për këto shtëpi do të ishte i të gjithëve pa dallim, ngase të gjithë kontribuojmë në buxhetin e Kosovës.

Po të kishte politikë të mirëqenë sociale, pas ndërtimit të shtëpive, njerëzve në nevojë do t’u ofrohej një mundësi, qoftë me bagëti, qoftë me fara, apo me ndonjë aktivitet tjetër që do të duhej t’ua siguronte jetën më të mirë. Dhe kjo nuk do të ishte bamirësi, e as nuk do të duhej fundja të përfundonte me pompozitet mediatik, për shkak se është obligim i shtetit që të kujdeset për mirëqenien e qytetarëve të vet. E mirëqenia pa punësim dhe me skema sociale përfundimisht nuk funksionon. Vetëm sa e zgjat agoninë.

* * *

Me gjithë të sharat, ofendimet dhe kërcënimet që i mora, dhe me gjasë do të vazhdoj t’i marr edhe në ditët në vijim, unë vazhdoj të besoj se bamirësia është një akt individual (apo edhe kolektiv, po pati koordinim), të cilën secili që ka mundësi duhet ta bëjë. Qoftë për shkak se ashtu e ndien, qoftë për shkak se ashtu ia dikton ndërgjegjja, apo për shkak se ashtu ia ka mësuar feja. Fuqishëm e besoj se ajo duhet të mbahet diskrete, në veçanti për ata që e marrin ndihmën. Ekspozimi i tyre është i pahijshëm dhe mbetet në suaza të një reklame me shije të hidhur./koha.net/

Please follow and like us: