Berisha- Ramës: Ke mohuar djalin tënd
Debati mes kryeministrit Rama dhe ish-kreut të PD-së, Sali Berisha ka degraduar në ofendime. Teksa Rama akuzon Berishën se Amerika i ka mohuar vizën, Berisha i kujtoi edhe njëherë historinë e të birit.
Debati
Rama: Vetëm ilustrove me atë që të thashë. Nuk ke lidhje me rregullat e bashkëjetesës shqiptare. Në vitin 2000 ke fabrikuar në dokument falso gjoja unë kam mohuar djalin tim. Unë s’kam lidhje me vizat e bardha që më thua ti, por shiko vizën e kuqe që të kanë vënë matanë oqeanit.
Berisha: Unë nuk marr gruan e shokut! Ky ishte për tu hequr qafë që atëhere! Ky rri gjithë ditën në zyrë sepse është me kartelë!
Pas ndërprerjes së seancës nga Gramoz Ruçi për 10 minuta, pasi deputetët demokratë kërkonin t’i jepej fjala zotit Berisha, ky i fundit ka komunikuar me gazetarët jashtë sallës së Kuvendit, të cilëve u ka treguar foton e një gazete si dëshmi e asaj që i përmendi Ramës në sallë në lidhje me djalin e tij.