Albspirit

Media/News/Publishing

Der Standard: Rama shkarkoi Bushatin se ishte kundër copëtimit të Kosovës

Gazeta më e madhe austriake “Der Standard” përmes një shkrimi në lidhje me idenë e ndërrimit të territorit mes Serbisë dhe Kosovës, zbulon edhe prapaskena për shkarkimin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Në shkrim thuhet se ideja e Ditmir Bushatit kundër shkëmbimit të territoreve dhe dalja kundër shefit të tij Edi Rama solli edhe shkarkimin e tij.

“Rama ia kaloi zyrën e tij një 26-vjeçari kosovar, por presidenti Ilir Meta e ndaloi. Zyrtarisht Edi Rama tani është ministër i Jashtëm, por të gjithë kompetencat ia ka dhënë zëvendësit të tij, Genti Cakaj,” thuhet në shkrim.

Eksperti i Evropës Juglindore, Florian Bieber nga Universiteti i Gracit thotë se zëvendësimi i Bushatit ishte i befasishëm dhe i çuditshëm, pasi ai respektohej shumë ndërkombëtarisht dhe vepronte si një antipod për të qetësuar shpërthimet e Ramës.

Në shkrim thuhet se Bieber ka kritikuar “gjestet nacionaliste” të Ramës si emërimin e Cakajt në krye të ministrisë së Jashtme.

“Nëse i integrimi i Shqipërisë në BE nuk ka përparim, ekziston një plan B i Ramës, bashkimi gradual i trojeve shqiptare, veçanërisht Shqipërisë dhe Kosovës”./Express/

https://derstandard.at/2000097…

Please follow and like us: