Dieta e dobësimit me çajin jeshil (Matcha)
Matcha në thelb është çaj jeshil në formë pluhur. Japonezët e kanë përdorur atë në ceremonitë e tyre prej shekujsh. Mund ta shijomë atë në një gotë me ujë të ngrohtë si një çaj, me qumësht të ngrohtë, në smoothie ushqyese, ose gatime të shëndetshme të përgatitura në shtëpi. Duhet të konsumoni një total prej 10 gota çaji jeshil normal për të arritur fuqinë ushqyese të vetëm 1 flxhani çaj me Matcha. Sepse me Matcha pluhur në të vërtetë jeni duke konsumuar gjethen të plotë dhe të gjitha të mirat e saj. Matcha ka një aromë të këndshme dheu me një shije të ëmbël që mbetet në qellzën tuaj, duke e bërë atë pjesë të ditës suaj të përkryer.
Disa përftime nga pirja e Matcha-s
Përmban nivelet ekstremisht të larta në antioksidantë duke lufuar radikalet e lira në trup, të cilat dëmtojë qelizat e indeve dhe ADN-në, duke shkaktuar plakjen e parakoshme dhe rritjen e rrezikut të sëmundjeve. Nxit metabolizmin për djegie efkase të yndyrës, ndihmon në rënien në peshë dhe menaxhimin e peshës trupore në mënyrë natyrale dhe të shëndetshme. Për shkak të përmbajtjes së lartë të kloroflës, i cili i jep matcha-s një ngjyrën të thellë të gjelbër, matcha është një pastrues dhe pije detoksifkuese e shkëlqyer, pastron gjakun dhe largon toksinat e padëshiruara nga trupi.
Matcha vepron si një shtesë e përditshme multivitaminë / multiminerale me cilësi të lartë: është një burim i mirë i vitaminës C, e cila mbështet një sistem të fortë imunitar, si dhe sasi të lartë mineralesh të rëndësishme përfshirë: selenin, zinkun dhe magnezin. Matcha përmban amino-acidet L-tianinë, të cilat mund të përmirësojnë gjendjen shpirtërore dhe përqendrimin, redukton ankthin dhe stresin, duke ju dhënë kështu një gjendje të përkryer të ekuilibruar dhe relaksuese (duke e bërë atë automatikisht një zëvendësues të shëndetshëm të kafesë).
Ja forma më klasike e përgatitjes se çajit Matcha: Përbërësit: 1 lugë Matcha pluhur 240 ml ujë i ngrohtë Përgatitja: hidhni Matcha-n pluhur në flxhanin e çajit, shtoni shumë pak ujë të ngrohtë, përzieni derisa të marrë formën e një paste homogjene, pastaj shtoni gradualisht ujin e ngrohtë, përziejeni mirë, pijeni dhe ju bëfë mirë.
Matcha gjeni tek dyqanet Neranxi.