KPA shkarkon gjyqtarin Artan Lazaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Artan Lazaj. Sipas KPA-së, gjyqtari ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë, ku deklarata për apartamentin është e pamjaftueshme. Kështu, vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Lazajn në këtë mënyrë bëhet i pavlefshëm.
Prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkarkon nga detyra Artan Lazaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi është përfundimtar dhe është marrë me shumicë votash.