Albspirit

Media/News/Publishing

Institutin Kulinar Neranxi po përgatit profesionistët e menaxhimit të hotelerisë dhe restoranteve

Perqasje.com bisedoi me Melsen Haxhaj qe është docent i menaxhimit te hotelerisë dhe restoranteve ne Institutin Kulinar Neranxi dhe ai na thotë se tregu ne Shqipëri, ndryshe nga vendet europiane, është i varfër nga pikëpamja e menaxhimit profesional te restoranteve dhe hotelerisë.

Docenti Haxhaj i kësaj dege te rëndësishme për një vend qe projekton turizmin si njërin prej motorëve baze te se ardhmes ekonomike, na thotë se edhe politika zyrtare akoma nuk është kaq e ndërgjegjësuar për nevojën e profesionisteve ne këtë fushe te rëndësishme te industrisë se Agrobiznesit.

Sigurisht ne shqiptaret – thotë Haxhaj për Perqasje.com – kur shkojmë ne restorante, apo hotele largohemi shpesh prej tyre te pakënaqur nga shërbimi qe na ofrohet! Sipas tij, ne shume raste kjo ndodh ne mënyre te pakuptimte sepse ti sheh se ne to, nuk mungojnë financimet ne ndërtesa, apo Bar Caffe e kuzhine, por u mungon personeli i formuar profesionalisht i cili keq sherben klientelën.

Ata punësojnë njerëz te pa shkolluar profesionalisht dhe me sa duket, sipas Haxhaj, sepse nuk e dine qe tashme ka shkolla profesionale private te cilat kane standard ndërkombëtare formimi dhe se duke investuar ne këtë drejtim kundrejt personelit te tyre, ata do te bejne te mundur qe klientët e tyre te largohen te kënaqur prej restoranteve apo hoteleve te tyre dhe te kthehen shume shpesh aty.

Pra – thotë Haxhaj – ky investim krejt modest do tu kthehet ne përfitime sigurisht te mëdha sepse tashme Shqipëria po kthehet ne një vend terheqes për turistet nga Europa, Azia dhe Amerika dhe, ata mund te pranojnë investime modeste ne infrastrukture albergerie, por kurrë nuk ta falin mungesën e shërbimit profesional dhe te kulturuar ne hoteleri dhe restorante.

Per me tepër, thotë Melsen Haxhaj, ne shkollat profesionale mësohet edhe menaxhimi profesional i këtyre lokaleve dhe bizneseve e sigurisht qe me një menaxhim profesional, padyshim investimi “x” konvertohet automatikisht ne një përfitim financiar rentabël…

Ju propozojmë edhe një intervistë me docentin e Institutit Kulinar Neranxi, Melsen Haxhaj

Cili është qëllimi i kursit tuaj ne Institutin Kulinar Neranxi?

Melsen Haxhaj: Qëllimi I drejtpërdrejte I kursit te menaxhimit ne IKN është qe te pergatise profesionistet e se ardhmes ne fushën e menaxhimit te Hotelerisë dhe Restoranti-mit.

Perse Instituti Kulinar Neranxi ka hapur një kurs te tille duke qene ne baze Shkolle profesionale Kuzhine?

Melsen Haxhaj: Sepse ndihet tashme mungesa dhe nevoja për profesioniste ne menaxhim te cilët te kene aftesite e nevojshme profesionale për te drejtuar ekipet e shërbimit, si dhe te ketë njohuritë e nevojshme për te paraprire situatat e ndryshme qe mund te ndodhin ne organizimet e hotelerisë dhe restoranti-mit.

Cila është rekomandimi juaj per cilat grupe interesi qe te vijne te regjistrohen ne Institutin Kulinar Neranxi?

Melsen Haxhaj: Ne ua rekomandojme bizneseve qe kane nevoje por edhe personave te cilët janë te interesuar te nisin një karriere shume dinamike. Gjithashtu u rekomandojmë edhe pjesëtareve te industrisë agro ushqimore te cilët kane arritur ne një mur pengues  ne avancimin e tyre ne karriere dhe qe duan ta kapërcejnë atë pengese duke punuar ne avancimi e karrierës se tyre profesinale.

Po cila është curikula e kursit tuaj ne IKN?

Melsen Haxhaj: Kursi ka ne perberje: Njohjen me te gjithë aspektet e ndryshme te industrisë agro ushqimore duke e pare këtë gjë nga pikëpamja e menaxherit dhe duke parashtruar punën dhe ndërveprimin e gjithsecilit.

Gjithashtu trajtohen dhe teknikat e ndryshme te lidershipit problem solving, parapritjen dhe parandalimin e problematikave, kontrollimin e situatave te papritura te cilat ndodhin gjate orarin te punës ne kete industri.

Gjithashtu parashtrohet dhe prezantimi I punës, ana dokumentare e punës, përgatitja e planit te punës dhe planit te biznesit. Ndarja e detyrave ne organizimin global te punës ne hoteleri dhe restorante dhe formim te përgjithshëm për te gjitha aspektet e agrobiznesit dhe kulinarise.

Qëllimi i strategjisë qe ndjek Instituti Kulinar Neranxi është qe një chef i ardhshëm kuzhine te ketë formim profesional edhe ne fushën e menaxhimit, shërbimit te sallave ne restorante dhe hotele, por pse jo edhe te pizajoleve dhe barmeneve.

Please follow and like us: