Xhoi Jakaj: Për ata që e kanë jetuar kohën e diktaturës dhe kanë pasur cene në biografi
Për ata që e kanë jetuar kohën e diktaturës dhe kanë pasur cene në biografi, është një makth i vërtetë termi ‘sigurims’… apo ka mbaruar Sigurimin e Shtetit e ndërkohë sot është në detyra të rëndësishme kudo qoftë, në prokurori, gjykata, te Kontrolli i Lartë i Shtetit, në sistemin e drejtësisë dhe pritet përsëri drejtësi nga këta persona?!….
Ky popull mbeti pa memorie historike, në diktaturë u pushkatuan pa gjyq dhe me dyer të mbyllura qindra shqiptare, u internuan e persekutuan mijra të tjerë dhe në 2-3 breza vuajtjet ishin monstruoze. Pas viteve 90-të jo vetëm nuk u hapen dosjet e askush nuk kërkoji falje për këto krime, dënime, internime, shpifje e dosje të sajuara për të burgosur e persekutuar këdo që nuk ishte në vijën e “partisë”, por ata arritën të hyjnë brenda sistemit dhe akoma duan të jenë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, të infiltruar me kujdes akoma aty ku bëhen gjyqe e spastrime, ata përsëri janë protogonistë të vendosjes së dretësisë, e drejta dhe ligji përsëri pronë e tyre…
Ata përsëri gjykojnë, japin e marrin vendime, inkoshienca e tyre shpesh i dërgon në vitet e komunizmit dhe po me atë takt e llogjikë punojnë e veprojnë akoma në të shumtën e rasteve…
Unë personalisht isha fēmijë fare e vogël kur po ecja rrugës për t’u kthyer nga shkolla në shtëpi dhe siç janë kuriozë fëmijët ndaloj diku e dëgjoj papritur operativin e zonës që thotë do arrestojmë një person, sepse ka sharë partinë. Këtë e tha pa iu dridhur qerpiku, emri ishte surprizë për mua… ai ishte im atë. Më pyetën, vajza e cilit je, por nuk tregova, vrapova me pafajësinë e një fëmije dhe e shpëtova tim atë. Se si e shpëtova po e lë enigmë, ama kurrë nuk kam për ta harruar atë ditë që u ktheva në heroinën e babait tim dhe pse isha ne klasë të dytë fillore…