Albspirit

Media/News/Publishing

Edvin PARRUCA: Katran-kryeministri

 

 

O Katran!

 

Kërcënon studentët ‘do humbni vitin, do humbni bursat’, i ndërsen studentët ‘mos rrini si pula’.

Studentët, nga ana tjetër, thonë para kamerave ‘8 pikat ende qëndrojnë, por nuk përballojmë dot shpenzimet në Tiranë, nëse do na duhet të rrimë edhe gjatë verës’.

Këtë vend drejton ti, ku njerëzit tërhiqen nga lufta për të drejtat e tyre sepse nuk përballojnë dot të jetojnë dy muaj në Tiranë.

Ti Markmarkëve u merr të keqen, o Katran!

Ata pedagogë po vënë në rrezik një karrierë të qetë, që pak njerëz kanë luksin ta kenë në këtë vend, për t’u rreshtuar me të drejtën dhe dinjitetin. Shyqyr që i kemi!

Kurse ti po vepron në një mënyrë të shpifur.

E drejta dhe dinjiteti është sot me njerëzit që po rezistojnë: për universitetin, për teatrin, për natyrën, për shtëpitë e tyre.

E drejta nuk është sot me ty dhe kundërshtarët e tu brenda llojit, që bëni sikur ziheni si qentë, në atë që gjoja është organi ynë përfaqësues.

E drejta nuk fiton gjithmonë, por gjithmonë do nderohen njerëzit që luftojnë për të dhe do harrohen të tjerët.

Please follow and like us: