Albspirit

Media/News/Publishing

Emil Asdurian: Edhe pa mua dhe pa ty

 

 

 

I.

 

Edhe pa mua dhe pa ty,

gjithçka do ecë si dikur në

po të njëjtën rrugë,

do kthehet nëmos pas të njejtës kthesë,

do bjerë e do ngrihet përsëri të bjerë,

se jo, dy grimca si ne

nuk kane vlerë në tërë këtë pafundësi,

as për stinët e gëzuara

dhe as për ato ngrirë në vrer,

por veç një gjë di,

se për të dy drita fillon me një fije vetjeje, shprese, me

një rrezezë të vetme që ngulet në sy,

qe do të jetë edhe

një herë, ajo mekje fryme, psherëtimë,

me një dëshirë të marrë epjeje

që dhe nata kur zbret në ëndërr,

pas i shkon si kotele dhe natyrshëm

ngre një gjithësi të re,

përqëndruar në një pikë shiu, loti a vese pret të bjerë, mbi një filiz

që s’mund të jetojë pa të!

 

Edhe pa mua dhe pa ty,

kohët si përherë do ndryshojnë

në petka shumëngjyrëshe,

në kulla dhe kështjella tjetërsoj,

në age të rënde dhe muzgje të lehtë

a nete zinxhirtplumb si vdekje,

por për mua tek unë asgjë s’do mbesë

dhe çdo e njejtë me s’do jete, veç

ç’egërsisht do ruaj me kthetra,

cdo që ndërroi gdhendi në mua, me dhënbë

do mbaj se imja është dhe

plotësisht më përket!

 

Besoje, ne jo, flakë, e vetmja

e padryshuar aty qëndron,

e pandashme

e të dyve,

eter i tejgjithësishëm!

Please follow and like us: