Albspirit

Media/News/Publishing

Iran: Zbulimet e MEK luajtën një rol kyç në parandalimin e krijimit të bombës bërthamore nga Mullahët

Në 40 vjetorin e sundimit të mullahëve në Iran, regjimi iranian përpiqet të mburret për suksesin e tij bërthamor në mënyra të ndryshme, edhe nëse i duhet të pranojë hilet e veta në paktin bërthamor të njohur si JCPOA, thotë Alireza Jafarzadeh, Zëvendës Drejtori i zyrës së Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në Uashington.

“E vërteta është se regjimi iranian është përpjekur të krijojë armë bërthamore që në mesin e viteve 1980. Pse? Sepse e shohin bombën bërthamore si mjet për mbijetesën e tyre. Regjimi ka shpenzuar një sasi marramendëse parash, burimesh, dhe kapitali politik për ta përmbushur këtë qëllim.

“Por ishte Rezistenca Iraniane, konkretisht Mujahedin-e Khalq (Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), ajo që e ekspozoi të gjithë programin bërthamor të regjimit. Në vitin 2002, duke ekspozuar objektin e pasurimit të uraniumit në Natanz dhe objektin e Ujit të Rëndë në Arak, rezistenca iraniane nxiti për herë të parë inspektimet e zonave bërthamore iraniane nga Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA). MEK e privoi regjimin nga dy rrugë të ndryshme për përftimin e materialit për bombën. Zbulime të tjera të MEK gjatë dy dekadave të fundit janë fokusuar në ekspozimin e dhjetëra zonave të tjera nukleare, e hulumtimit dhe zhvillimit për të ndërtuar Bombën, si dhe të ndërtimit të raketave për ta lëshuar atë.

“Përmes më shumë se 100 zbulimesh bërthamore e raketore, Rezistenca Iraniane jo vetëm që ia mbylli regjimit rrugën drejt bombës bërthamore, por e ktheu këtë program bërthamor në një litar varjeje për Ajatollahët. Është kjo një nga arsyet pse regjimi është kaq armiqësor ndaj MEK-ëve dhe shpenzon shuma të mëdha parash për keqinformim kundër MEK-ëve”.

“Kryengritja mbarëkombëtare e popullit iranian në mbi 160 qytete tregon qartë se, ajo që MEK bëri duke e privuar shtetin e parë në botë për sponsorizimin e terrorit nga përftimi i një bombe bërthamore shihet nga populli iranian si një veprim patriotik, pasi populli është i përqendruar vetëm në themelimin e lirisë dhe demokracisë të cilat do të vijnë pa dyshim shumë shpejt. Gjithashtu, shumë pjesëtarë të komunitetit ndërkombëtar e kanë pranuar se u janë mirënjohës MEK-ëve për zbardhjet që ata i kanë bërë programit bërthamor dhe për kontributin e tyre në paqen dhe sigurinë në botë”.

Please follow and like us: