Albspirit

Media/News/Publishing

Publicisti serb çmend fqinjët, puth flamurin kuq e zi dhe bën deklaratën e papritur

Publicisti serb Miroljub Petroviç, njëherësh doktor i shkencave në filozofi, ka bërë bujë ditën e sotme në mediat serbe pasi ai shfaqet duke puthur flamurin shqiptar. Ky veprim ka bërë që të gjithë mediet serbe të shkruajnë për të, ndërsa ai shprehet ndër të tjera se “serbët dhe shqiptarët janë vëllezër”. Petroviç tha se është shqiptar ndërsa ka komentuar në mënyrën e tij se si duhet të jenë marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve. Petroviç paraqiti pikëpamjen e tij për marrëdhëniet mes dy popujve, ndërsa thotë: “Gjergj Kastrioti ishte një njeri i madh dhe ata që e njohin historinë e dinë se ai ishte një shqiptar dhe serb, ashtu si unë dhe shqiptarët dhe serbët. Unë e deklaroj veten publikisht se jam shqiptar dhe jam krenar për këtë, por nuk e mohoj origjinën time serbe”.

Please follow and like us: