Albert Z. ZHOLI: NËNË TË KESH E NËNË TË MOS JESH…
Skicë
Tek një dyqan në Athinë fotografik më tërhoqi vëmendjen një grua veshur me të zeza, që mbante në duar portretin e një djali të ri. Djali qeshte nga fotografia e dukej simpatik. Gruaja me të zeza e fshinte kornizën me shami dhe e shihte e shihte me vëmendje djaloshin simpatik si një dialog të pafjalë. Pranë saj rrinte një djalë dhjetëvjeçar. U afrova dhe e unë në atë kompozim njerëzor…
Altin si të duket ? – e pyeti gruaja djalin.
Shumë bukur mama- foli djali i gëzuar.
– Ç’farë e kini? – e pyeta unë.
Gruaja me të zeza më pa në sy, pastaj sikur u zgjua për pyetjen që i kisha bërë unë…
– Është vëllai im – dhe psherëtiu. Duart i lëviznin mbi kornizë me shami, me ritmin e rrahjes së pulsit dhe sytë iu mbushën me lotë…
– Nuk e dimë ku ndodhet – foli ajo, fshiu lotët me cepin e shamisë dhe vazhdoi:
– U largua nga shtëpia në shtator 1989-ës. Ishte bashkë me një shok. Donin të kalonin detin nga Korfuzi e të iknin. Na sollën rrobat dhe orën e dorës e asgjë tjetër…Nuk e dimë të vërtetën. As i arratisur, as i mbytur. Atëherë kush ikte quhej arrati… Jetojmë me shpresa por. E kemi kërkuar por më kot. Pyet andej e pyet këndej, në ishuj e në qytete, do zoti na e sjell ndonjë ditë. Mamaja është e tretur e sosur, por “nuk vdes pa e parë edhe një herë djalin, është gjallë, ma sjell ëngjëlli mua”, na thotë e qan e fshin lotët…
– Po ndonjë gazete i jeni drejtuar?- e pyeta unë, sikur doja ta shpëtoja pritjen e tyre të kaqjavëshme…
– Gazetë? Jo! Unë i kam humbur shpresat se po të ishte i gjallë do të vinte tashti që u hapën udhët. Por mamaja, mamja lutet me shpresë të pahumbur. Nënë të kesh e nënë të mos jeshë – dhe me dorën që i dridhej përkëdheli flokët e djalit. Nëna pret, ka besim tek Zoti. Është gjallë thotë…
Eh nëna, me sytë nga deti një jetë. Beson dhe pret mrekullinë. Nënë të kesh dhe nënë të mos jesh!
Mars 1997, Athinë.
Please follow and like us: