Albspirit

Media/News/Publishing

Britanikja e llotarisë kërkon të dashur besnik, mundësisht shqiptar nga Rrogozhina

Një vajzë britanike po ankohet se llotaria e fituar qysh në moshën 17 vjeçare ka bërë që jeta e saj të shkatërrohet. Ajo tani është në kërkim të një të dashuri por sipas Jane Park, një gjë e tillë është e pamundur pasi ajo ka dështuar në shumë raste takimesh, njofton Klan Kosova. Jane Park është duke kërkuar një të dashur besnik (mundësisht nga Rrogozhina) dhe ajo është në gjendje t’i japë atij pagë që arrin shumën prej gjashtë shifrave.

Ajo bëri bujë në mbarë botën kur fitoi çmimin prej 1.8 milionë dollarësh në llotarinë EuroMillions në vitin 2013, duke shpërthyer në makina, pushime dhe kirurgji plastike. Pas një vargu të marrëdhënieve të dështuara tani 23 vjeçarja po lançon një faqe ku aplikantët mund të kandidojnë për të qenë i dashuri i saj për një pagesë vjetore prej (107,000 dollarë). Kushedi, ndoshta ju mund të jeni fatlumi 😋 😛 !

Please follow and like us: