Albspirit

Media/News/Publishing

Enida N. Bozheku: E mitura e abuzuar seksualisht 13 vjeç, me të dashur – të dy seksualisht aktivë

 

E mitura e abuzuar seksualisht 13 vjeç, me të dashur – të dy seksualisht aktivë. Shokët e te dashurit, seksualisht aktivë, minorenë midis 13 vjeç deri në 16 vjeç. 13 vjeç askush nuk ka përgjegjësi penale. Nga 14 deri në 21 vjeç, përgjegjësia penale është personale, por e graduar sipas shkallës së evolucionit psikoemotiv-seksual të subjekteve nën procedim penal.

Shkak-pasoja: minorenë të rritur në frymë lirie seksuale, pa kontroll prindëror, pa mbikqyrje dhe edukim formatues shkollor. Familje “moderne” të shek XXI, ku fenomenet e tradhëtisë janë rend i ditës, babëzisë seksuale i brezit të prindërve të këtyre “imituesve të paformuar – të paedukuar – të pashembuj”, e qenura trandy. Se ç’ka ndodhur në Kavajë është heshtja e rreme e turpit aparent të pseudofamiljeve konservatore, që imoralitetin, shthurjen, degjenerimin e mbajnë në gji si ‘helmi i nepërkës’. Ata të rinj, të gjithë, si viktima e rritur parakohe, si mostrat minorene, pjellë e familjeve dhe shoqërisë së degraduar e tipit ‘Zonë e Lirë’, a Parlament-han, i kemi krijuar ne. Vajza, viktimë dyfishe e familjes që s’diti ta rrisë me vlera e norma, viktimë e dashurisë, pre-adoleshencjale e fryrë nga qasje instagramiste, silikonistesh e profesionistesh të prostitucionit që shkëmbimin bukuri – aparencë-dashnore, na e shesin për moral. Të rinjtë pubertarë dhe adoleshentë, egzekutues të shembujve famëkeq të sharjeve parlamentare, të mitit të të fortit, të “bosit” padron shantazhues televiziv, portalist a analist. Këta janë fëmijët që shoqëria jone po ç’edukon në emër të një lirie shterp, imorale, degraduese dhe shtazarake.

Të gjithë janë fajtorë, por faji së pari nis nga të gjithë ne, shoqëria me bërthama familjare, tashmë në fazë dekompozimi.

Please follow and like us: