Albspirit

Media/News/Publishing

IRAN: Mullahët përshkallëzojnë fushatën denigruese kundër MEK për t’iu kundërvënë rritjes së rolit të saj

Komente nga Ali Safavi, anëtar i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në një intervistë me NCR-Iran.org:

“Përpjekja e dëshpëruar e regjimit iranian për ta denigruar rezistencën iraniane, duke përfshirë PMOI/MEK apo Mujahedin-e Khalq si dhe Këshillin Kombëtar të Rezistencës, duhet të shihet në kontekstin e paranojës në rritje të regjimit lidhur me rolin, impaktin dhe efektshmërinë e MEK në organizimin dhe drejtimin e protestave anti-qeveritare që kanë shpërthyer në Iran gjatë vitit të shkuar.

“Dhe vërtet, zyrtarë të shumtë të regjimit nga Ali Khamenei, Lideri Suprem, deri te Hassan Rouhani e të tjerë, duke përfshirë komandantë të Gardës Revolucionare, e kanë pranuar rolin e MEK në implementimin e trazirave brenda Iranit.

“Sigurisht që komuniteti ndërkombëtar tashmë po e sheh qartë që regjimi është në grahmat e fundit. Kështu që duke tentuar ta denigrojë opozitën, regjimi po përpiqet të propagandojë se nuk ka asnjë alternativë të arsyeshme demokratike e popullore brenda Iranit. Në këto rrethana, arsyeja politike do të diktonte vazhdimësinë e status quo-së, e cila është natyrisht një politikë e angazhimit dhe paqësimit të përçarjes në Iran.

“Nuk ka dyshim që disa nga shpifjet dhe akuzimet që i janë drejtuar rezistencës janë fabrikuar në Ministrinë iraniane të Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS), zyrtarët e së cilës janë kapur në Europë për përfshirjen e tyre direkte në drejtimin e komploteve terroriste kundër NCRI dhe MEK. Fakti që regjimi e ul veten deri në shkelje kaq flagrante të ligjit në Europë e në SHBA tregon shkallën e paranojës së tij për rolin dhe impaktin e MEK dhe NCRI si një opozitë demokratike dhe e arsyeshme ndaj luftës.”

Please follow and like us: