Albspirit

Media/News/Publishing

Modeli finlandez kundër lajmeve të rreme

Në Finlandë, lufta kundër lajmeve të rreme nisi që në vitin 1950. Në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore, përpara televizionit dhe internetit, ky vend kishte nisur zbatimin e një programit të edukimit mediatik në shkolla, për t’u mësuar nxënësve se si t’i qasen lajmeve të lexuara në gazeta apo të dëgjuara në radio.

Kjo traditë vazhdon edhe sot e kësaj dite. Në vitin 2002 Ministria e Arsimit, promovoi krijimin e klasave të veçanta për edukimin mediatik dhe sigurinë kibernetike, të cilat synojnë t’i mbrojnë lexuesit finlandezë nga keqinformimi. Sot në Finlandë, besimi tek media është 70 për qind, niveli i lartë në Evropë.

Ndërsa sipas agjencisë Reuters, në Itali norma është vetëm 35 për qind. Finlanda është pra një hap përpara në luftën kundër lajmeve të rreme, dhe ka shumë për t’i mësuar shteteve të tjera evropiane, që janë realisht të kërcënuara nga përhapja në rritje e lajmeve të tilla në mediatsociale.

Kurrikula kombëtare bazë mbi edukimin dhe kujdesin në fëmijërinë e hershme, arsimin parashkollor dhe arsimin bazë, përfshin fusha të ekspertizës të quajtura multiedukim si dhe teknologjitë e informacionit dhe komunikimit”- thotë Laura Makelakonsulente në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës në Finlandë.

Sipas saj synimi është të edukohen qytetarët, që t’i trajtojnë me kujdes ato që lexojnë në internet. Në këtë mënyrë, njerëzit e të gjitha moshave kanë një shans më të mirë për të marrë pjesë në shoqëri dhe kulturë. Për më tepër, edukimi mediatik zhvillohet me një qasje të gjerë falë veprimeve edukative që promovojnë aftësitë e shkrim-leximit mediatik.

“Ministria mbështet zhvillimin e edukimit mediatik dhe pedagogjisë së edukimit mediatiknëpërmjet shpërndarjes së burimeve dhe zhvillimit të legjislacionit  në këtë fushë”- deklaroi Makela gjatë një serie takimesh në kuadër të programit evropian “Erasmus+” me titull “Stop Fake News”.

Kjo sepse ata arrijnë të dallojnë lajmet e vërteta nga ato të rreme. Faktabaari është një shërbim finlandez i verifikimit të lajmeve dhe njohurive kompjuterike. Që nga viti 2014, kjo platformë ka kontribuar rregullisht në qarkullimin e informacionit të bazuar tek faktet.

Fushata është shoqëruar me projekte inovative dhe analiza të verifikimit të fakteve. Ky është një shërbim i disponueshëm për qytetarët finlandezë, në mënyrë që ata të kontrollojnë lajmet e lexuara në ueb dhe nëpërmjet mediave sociale. Afërsia e Rusisë i bën finlandezët edhe më vigjilentë.

“Ndërhyrja hibride ose lufta hibride, i referohet ndërhyrjes në punët e një shteti tjetër. Ajo kombinon operacionet e inteligjencës me mjetet tradicionale ushtarake dhe ekonomike të ndikimit dhe detyrimit”- thotë Petra PitulainenRamsai, drejtuese e Faktabaari.

Shoqata të tjera në seli në Helsinkit si Mediapooli dhe Kavi, por dhe televizioni kombëtar YleTV dhe gazeta Helsingin Sanomat, organizojnë rregullisht kurse kur të gjithë qytetarët mund të mësohet të njohin se cilat lajme janë të rreme. “Ne nuk jemi këtu për t’i shërbyer qeverisë, por për të mirën e audiencës”= thotë Timo Huovinen i Yle TV.

Programi “NewClass i drejtohet nxënësve të shkollave të moshës 13-16 vjeç. Ata  prodhojnë lajme dhe përvetësojnë shkrim-leximin mediatik. Nxënës nga e gjithë Finlanda marrin pjesë në kurset e organizuara periodikisht nga 19 stacionet televizive rajonale.

Në këtë mënyrë, të gjithë nxënësit e shkollave finlandeze kanë dijeni mbi teknikat dhe metodologjitë e mësimdhënies së shkrim-leximit mediatik. “Ndonjëherë një shoku im më tregon një video në TikTok, dhe unë i them se ajo nuk është një histori e vërtetë. Nuk e di nëse do të bëhem gazetar në të ardhmen, por kursi i edukimit mediatik është i dobishëm për të kuptuar se si funksionojnë realisht rrjetet sociale”- thotë një nga nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme në Hidenkiven, në periferi të Helsinkit.

Koncepti i edukimit mediatik në shkolla, përfshin aftësinë se si të vlerësoni median por edhe sesi të prodhoni përmbajtjen tuaj. Julia Alajarvi, drejtuese e shoqatës Kavi, e cila drejton Javën e Edukimit Mediatik në shkollat finlandeze thotë:Keqinformimi dhe tema të tilla

si lajmet e rreme, kanë qenë prej vitesh në qendër të vëmendjes sonë. Tani kemi krijuar aftësi të së menduarit kritik tek shumica e qytetarëve. Kultura mediatike është shumë më tepër sesa lufta kundër keqinformimit. Që të kemi një shoqëri paqësore, ne duhet të forcojmë bindjen e qytetarëve tek demokracia dhe drejtësia”.

Falë ligjeve largpamëse, Finlanda është pra një shembull për t’u ndjekur në luftën kundër dezinformimit, një aspekt ky gjithnjë e më i rëndësishëm në epokën dixhitale. / Wired – Bota.al

Please follow and like us: