Albspirit

Media/News/Publishing

Tragjedi në Liqenin e Shkodrës, shuhet familja me 3 anëtarë

Mediat e huaja kanë shkruar për tragjedinë e ndodhur në Liqenin e Shkodrës, në pjesën që i përket territorialisht shtetit të Malit të Zi. Siç raporton AFP, një grua vdiq, ndërsa burri i saj, e vajza e saj rezultojnë të humbur. Kurse i humbur rezulton edhe një djalë nga Podgorica, i cili ka hyrë për të shpëtuar anëtarët e familjes. Liqeni i Shkodrës është në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Anija po transportonte turistë për të vizituar një kishë në një nga ishujt e liqenit. Në bordin e anijes ishin 8 persona, ndërsa 4 u “shkëputën”. Besohet se të katërt kanë vdekur, ndërsa është gjetur vetëm trupi i gruas, kurse po kërkohen trupat e 3 të tjerëve.

Please follow and like us: