Albspirit

Media/News/Publishing

FROJD: NJERIU ËSHTË SHUMË I ÇMENDUR, KUR ËSHTË I DASHURUAR

Disa thënie nga Sigmund Frojdi

“Nëse dikush ka qenë i përkëdheluri i padiskutueshëm i nënës së tij, ai ushqen gjatë gjithë jetës një ndjenjë triumfi, besimi në sukses, i cili jo rrallë sjell me vete edhe suksesin”.

“Qëllimi i personalitetit të njeriut është i përcaktuar nga përmasat e problemit, që arrin ta shtyjë atë njeri të lajthisë”.

“Pyetja më e madhe, së cilës nuk i është dhënë kurrë përgjigje dhe së cilës nuk kam mundur t’i jap përgjigje, pavarësisht tridhjetë viteve të kërkimeve në shpirtin e gruas, është: “Çfarë do një grua?”

“Njeriu është shumë i çmendur kur është i dashuruar”.

“Njeriu nuk ia arrin t’i eleminojë komplekset e tij, por pajtohet me to: ato ligjërisht e drejtojnë veprimtarinë dhe sjelljen e tij në botë”.

“Sa më shumë i përsosur që është një person së jashtmi, aq më shumë demonë ka brenda vetes”.

“Një pjesë e madhe e asaj që është e vërtetë brenda nesh nuk kuptohet; dhe ajo që kuptohet, nuk është e vërtetë”.

“Sa i guximshëm bëhet njeriu, kur është i sigurtë se e duan”.

“Në atë moment kur njeriu fillon të mendojë kuptimin dhe vlerën e jetës, atëherë mund ta konsideroni atë të çmendur”.

“Qytetërimi zuri fill kur një person i zemëruar hodhi fjalën në vend të gurit”./bota.al

Please follow and like us: