Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Përdhunimi i dytë prej Elisës

 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali, për rastin e Kavajës, ka një qejfmbejtje pasi sipas saj denoncimin e ka bërë opozita. Po sipas saj gjëra si këto ndodhin edhe në botën e madhe. M’u desh të fërkoja sytë, por ishin fjalë të vërteta dhe me sa di, kjo Elisa, është bërë edhe nënë. Dhe me sa po kuptoj, po i jep fytyrën postit të saj të çuditshëm a dikasterit që drejton. S’e dija që arka e shtetit shqiptar, ka këtë luks financiar që me paratë e taksave të qytetarëve të mbaj me rroga një dikaster për marrëdhëniet qeveri a shtet me parlamentin etj. Një vrimë e zezë për të shteruar ca fonde që fare mirë mund të investoheshin, ta zëmë në bujqësi ose në programe parandaluese të bulizmit a përdhunimit në shkolla.

Kjo Elisa gazmore që as sharmi nuk po e ndihmon të bëhet tërheqëse, harron se më 2011-ën kur ajo dhe rilindja zbarkuan në Kavajë për të denoncuar një rrëmbim si pasojë me humbjen e fëmijës nga gruaja e kryebashkiakut. Ngjarje që vërtetë na tronditi të gjithëve, por e gjitha rezultoi një blof dhe një keqardhje karshi problemeve brenda familjes dhe shoqërisë. Po Elisa këtë e të tjera i harron. Me këtë risjellje dua t’i them kësaj, ministres se opozitarizmi këtë punë ka.

Por mua ajo që më trishton më tepër janë këto qeniet femra në qeveri, këto krijesa që në vend të kontribuojnë në zbutjen e klimës së ashpër, bëjnë të kundërtën. Ky është edhe përdhunimi i dytë, jo më i një trembëdhjetëvjeçareje, por i të gjithë shqiptarëve në përgjithësi. Asnjë lloj kalkulimi politik nuk mund të justifikoj ngjarjen në shkollën e Kavajës. Eshtë një turp social që nuk i meriton ai qytet, por siç ndodh rëndom tek ne, kujtohemi të merremi me problemet kur ato kthehen në skandal. Puna është se koha jonë është e masakruar nga sherret e studiove, çfarë tha gjarpri dhe çfarë thotë kompetenti. Fatkeqësisht na vazhdon akoma të na mbysi mentaliteti, aq sot habitesh se si një tetëmbëdhjetëvjeçar me një gotë rakie përpara, ka si model patriarkalizmin në raportin femër mashkull. Paçka se nëpër duar dredh një iphone. Dhe ajo që është më vrastare, mendësia për ta patur femrën ogiçe, një dele manare që përmbush bastet e tija vulgare. Eshtë në masë të konsiderueshme ndjesi e të të qenit përmbi, e gishtit urdhërues, bëj si them unë dhe si dua unë.

Nga ana tjetër po rrisim breza që i ka mundur pa u rritur ndjenjat e dukjes, përfitimit pa punë, sepse modeli i tyre pararendësit janë një batalion silikoni e telenovelash. Janë një brez që dominohen nga makiazhi, silikoni e buttoksi. Kjo është e dhimbshme se, me që përmende botën, aty këto ndërhyrje i bëjnë moshat mbi të pesëdhjetat, tek ne rinia. Pyejta është, a ka nevojë fresku për ndërhyrje? Asesi! Por nuk ke çfarë i bën, përpara kanë sojin e modelit tënd. Një mashtrim total që indinjohet prej opozitës dhe jo mashtrimeve sociale që mbjell kasta juaj.
Një ndjesë publike do ishte tepër domethënëse, por nuk ndodh. Dhe ajo çfarë të trishton është heshtja, heshtja kolektive, mësues, drejtori etj. Tek ne denoncimi konsiderohet spiunllëk. Një qejf pervers që na mbush gjoksin duke u shfaqur si njerëz që nuk e nxjerrim fjalën. Mentaliteti brutal i nderit, megjithëse jemi në një masë gati 90% të pandershëm.
Dhe për më tepër kur në një masë 70% arsimin në Shqipëri e bëjnë të paarsimuarit. Janë produktet partiake dhe rilindjes tënde, soji yt. Janë ky përdhunimi i përditshëm që bën ti dhe kasta jote, një jashtëqitje kombëtare.

Please follow and like us: