Albspirit

Media/News/Publishing

Përparim Kabo: Kujt i duhet prokurorja Donika Prela?

 

 

“Vëzhguesit ndërkombëtarë gjetën se Donika Prela, brenda një kohe të shkurtër, ka shitur prona me çmim 4 herë më të lartë sesa i ka blerë, duke vënë në dukje se me të ardhurat e deklaruara nuk justifikohej as blerja lirë e disa apartamenteve. Vëzhguesit Ndërkombëtarë gjetën se bashkëshorti i Donika Prelës ka fshehur të ardhurat, ka punuar në të zezë, duke mos paguar taksat për shumë vjet, duke mashtruar shtetin shqiptar, me dyshimin e fortë të pastrimit të parave nga korrupsioni…”.

Nëse kjo është e vërtetë, atëhere unë shtroj pyetjen: Kujt i duhet zonja Donika Prela?! Dua të shtoj edhe diçka, reforma në drejtësi nuk është dhe nuk mund të jetë një gjueti e selektuar ku dikush akuzohet se ka të trashëguar shtëpinë në fshat dhe tokën që prinderit e tij kishin përfituar nga reforma e tokës për ata që jetojnë dhe punojnë në fshat, ndërsa kjo prokurore sigmatizohet si e tillë që të vjen të ulurasësh dhe kualifikohet si e pastër, pra e denjë për sistemin e drejtësisë. Vettingu nëse bëhet me dy apo më shumë standarde tregon se është nën patologjinë e vetë sistemit të drejtësisë dhe ka po ato tre sëmundjet e tij:

  1. I kapur nga partita në pushtet sipas radhës, pra i kapur politikisht.
  2. I kapur nga korrupsioni, gjynah mos u shkruajt, por nëse anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të marrin rryshfet, ky do ishte kulmi.
  3. Kapja nga krimi i organizuar.

Po zhgënjejmë dhe po gënjejmë kudo dhe këdo. Ndërkombëtarë të lebetitur për gjëmat që shohin dhe dëgjojnë, për kurajon antiligj, antishtet dhe antidrejtësi. Unë si qytetar kam edhe një pyetje, mbase naïve: Po kohë ku gjeni, more të koruptuar, që dhe muret e shtëpive i keni bërë dopio dhe i keni mbushur me para, po kohën për gjithë këto lloj marifetesh ku e gjeni?! Ju mendoni se paraja do ju bënte të lumtur. Si tha një përfaqësues i jetës kriminale në SHBA kur i erdhi fundi…”paraja mund të ta bëj jetën më të mirë nga ana material, por kurrë nuk ta bën te lumtur”. Ju, përfshirë dhe zonjën Prela, që mendon se kaloi sot, jeni si Makbethi dhe Lady Makbeth, ju keni vrarë gjumin tuaj, keni humbur qetësinë dhe darka e aluçinacioneve, një nga kryeveprat e Shekspirit do t’iu ndjekë pas. Jeni tallur me popullin tuaj dhe keni bërë pasuri mbi varfërinë e njerëzve të thjeshtë, mbi pasuritë e atdheut dhe me paratë e krimit që ka marrë jetë njerëzish…Fundi ka nisur, s’keni ku fshiheni, s’keni ku ikni…Si tha ai “Tokat nuk ngarkohen në mushkë, Dod Çinari”! Dhe ju, paratë, tokat dhe vilat, s’keni ku i çoni…Haka te i zoti…

————–

Vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs i tha Donika Prelës: “Jam i sigurt që ju keni provuar që të pini ilaçe në mëngjes dhe ato ilaçe lënë një shije të keqe dhe nuk mund ta pish mirë kafen. Dhe pas drekës, shija përmirësohet. Kam lexuar dosjen tuaj dhe ne akoma nuk kemi arritur në kohën e drekës për të shmangur  dyshimet për të larguar shijen e keqe në gojën time. Pse bashkëshorti juaj e ka marrë pagën cash dhe ai ka pasur llogari bankare? Kjo mund të duket pyetje pa vend, por dua të di nëse nuk janë paguar  taksat me koicidence ose jo. Më ndihmo të kuptoj se kjo nuk është rastësi pse bashkëshorti juaj është gënjyer nga kompania e ndërtimit. Ato e kanë ndërtuar në këtë mënyrë për të shmangur pagesën e taksave. Pyetja është, bashkëshorti  juaj është viktimë apo bashkëpunëtor në këtë skemë”.

Please follow and like us: