Albspirit

Media/News/Publishing

Blerim HYSENI: Tung Lindje, përshendetje Perendim!

 

Maqedonia nga sot nënshkroi protokolin e anëtarësimit në Aleancën më të fuqishme ushtarake NATO, deri në këtë akt u perball me shumë sfida, qoftë të karakterit të brendshëm, qoftë në atë ndërkombëtarë. Derisa arriti në këtë nënshkrim vërtet sfidat ishin të shumta por, janë dy momente që për mua kanë peshë dhe rëndësi të veçantë, e para shtrohet çështja se si Maqedonia orientimin e saj politik e drejtoi drejtë NATO-s? Nëse analizohet botëkuptimi politik, jo që s’ka patur herë pas here forca të cilat kanë kundërshtuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO por, është e habitshme se si ky orientim nuk u vë në dyshim asnjëherë nga shqiptarët e Maqedonisë të cilët ndër orientimet bazë të veprimit politik edhe atë nga 90-ta e këndej kishin anëtaresimin në NATO dhe BE.

Nëse Maqedonia në Federatën Jugosllave llogaritej si fëmiu i vogel i Sërbisë shqiptarët pas Pavarësise, sidomos pas luftës së vitit 2001 arritën që Maqedonisë t’i imponojnë, të përqafohet orientimi i tyre edhe nga elita politike Maqedonase të cilat sado që të kishin rezerva këto asnjeherë nuk “guxuan” t’i shfaqin haptazi. Prandaj, anëtarësimi I Maqedonisë në NATO pa asnjë dilemë është kontribut i shqiptarëve dhe një pjese të forcave progresive maqedonase. Ndërsa momenti i dytë që për mua përbën edhe fitoren më të madhe që Maqedonia njëherë e përgjithmonë ka gjetur aleatin strategjik, pro forcave Perendimore nga ku edhe shqiptarët i kane takuar dhe do i takojnë jetë pas jete.

Me këtë njëherë e përgjithmonë vija ndarëse e forcave Perendimore dhe Sërbisë e me këtë edhe Rusisisë do të jetë kufiri i Tabanocit që është kufiri Maqedoni – Serbi. Kjo nuk mund të jetë e arritur e vogël, nëse marrim dhe analizojmë sfidat dhe përpjekjet e parreshtura të një pjese të forcave politike ne veçanti maqedonase, të cilat sado që deklaroheshin se ishin për anëtarësim në NATO, ato asnjëherë nuk u angazhuan seriozisht për arritjen e këtij qëllimi.

Si do qoftë akti i sotëm i nënshkrimit të protokolit për anëterësim nga ana e ambasadoreve të 29 shteteve anëtare të NATO-s, duke i prirë i pari ambasadori i Shqipërisë është një akt historik, sepse Maqedonia e me këtë edhe shqiptarët e Maqedonisë njëherë e përgjithmonë u orientua pro forcave perëndimore të prirura nga Uashingtoni, e jo forcave të cilat të prirura nga Rusia të cilave më shume iu interesonte destabilizimi i rajoneve të ndryshme, se sa mirëqenie e tyre e në veçanti kjo vërehej kur ishte në pyetje Ballkani. Prandaj shqiptarët e Maqedonisë sot duhet të ndjehen krenarë sepse i thanë Tung Lindjes dhe me dorë në zemër përshëndetën Perëndimin.

Please follow and like us: