“DiplomArt” dhe ambasada shqiptare promovojnë kulturën, “Ambigu” prezanton ekspozitë pikturash
Ottawa\Kanada “DiplomArt” fton të gjithë artdashësit shqiptarë e të huaj ditën e mërkurën, më 6 shkurt 2019 për të ndjekur një ekspozitë pikture. Projekti, jo më kot i qujatur “DIPLOMART”, i nisur me qëllimin për të promovuar artin dhe kulturën shqiptare në shoqërinë kanadeze por jo vetëm, nisi si një dëshirë e Ambasadës Shqiptare në Ottawa dhe e vet ambasadorit z. Ermal Muça. Kjo iniciativë vjen si një dëshirë për të afruar më tepër dashurinë me artin dhe për të prezantuar talente shqiptare. Këtë herë e çel promovimin, komuniteti shqiptar në Montreal. Do të jetë Art Gallery “Ambigu” e cila do të bëjë prezantimin e parë. 4 artistët shqiptarë: Entela Konomi, Kastriot Dervishi, Gent Bejko dhe Rapo Sota, të cilët do të prezantojnë punimet e tyre artistike. Ambasada shqiptare hap dyert e saj, si jo rrallë herë për artistët shqiptarë. Ashtu si edhe herët e kaluara, “Ambigu” do të transferojë punimet shqiptare për sytë e publikut të huaj në kryeqytetin kanadez. Ambasada shqiptare ka planifikuar të ftojë diplomatë të ndryshëm për të përçuar dhe prezantuar më tej taletin shqiptar. Nuk është surprizë që të huajt të njohin personalisht talente shqiptare, po e reja këtë herë është se ata do të prekin punimet e tyre reale. Për komunitetin shqiptar në Montreal, Art Gallery “Ambigu” ka qenë disa herë e hapur për publikun, duke dëshmuar një sukses në punimet që kanë prezantuar. Pa harruar të përmendet që kjo galeri është një portë për çdo kombësi që jeton në Montreal, gjuha e përbashkët e të cilëve është arti. Në Ottawa, ata të jenë të parët për të prezantuar një nga gjinitë më mondane të kulturës. “Ambigu” është një nga variantet më klasike për të gjithë ata që duan ta njohin më nga afër pikturën. Ndaj të gjithë janë të ftuar të kalojnë atje, për të kuptuar diçka më shumë rreth dashurisë për artin dhë fiksimin e një tabloje në kornizë. Te jeni të sigurtë se jeni afruar një hap më shumë për të kuptuar sesi zhvillohet një shpirt artisti. Ne nuk na mbetet gje tjetër veç t’u urojmë të gjithë artistëve shqiptarë që do të jenë në ekspozitën shqiptarë në Ottaëa, suksese në projektet tuaja. Aktiviteti do të jetë i hapur për publikun nga 6 shkurt deri më 16 shkurt 2019.