Albspirit

Media/News/Publishing

Maqedonia nënshkruan marrëveshjen e pranimit në NATO

Shtetet e NATO-s kanë nënshkruar një marrëveshje me Maqedoninë, duke i hapur rrugën shtetit ballkanik që të bëhet anëtari i 30-të i aleancës ushtarake. Çdo anëtar i NATO-s tani do të duhet të ratifikojë protokollin e pranimit. Në selinë e NATO-s në Bruksel po zhvillohet aktualisht ceremonia e protokollit, ndërsa Shqipëria ka qenë vendi i parë që ka nënshkruar  pro për shtetin fqinj. Muajin e kaluar parlamenti grek ratifikoi marrëveshjen që i dha fund marrëdhënies së ftohtë mes dy vendeve. Ata miratuan emrin Republika e Maqedonisë Veriore. Greqia kishte bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë duke thënë se emri nënkuptonte ambicie territoriale. Rajoni grek i Maqedonisë përfshin qytetin e dytë të vendit Selanik. Ligjvënësit grekë miratuan marrëveshjen pavarësisht kundërshtimit të gjerë nga publiku. Ministri i Jashtëm maqedonas Nikola Dimitrov tha se vendi do të ndryshojë emrin e vet “brenda një dite” pas nënshkrimit të protokollit të pranimit. Nëse mosmarrëveshja do të zgjaste, do të thoshte se deri më tani Greqia është ajo që po e frustronte përpjekjen e Maqedonisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Please follow and like us: