Albspirit

Media/News/Publishing

Nora Malaj: Ti nuk je më kryeministri i vendit tim!

 

 

Pērfundimisht ti nuk meriton të quhesh as qyetar i vendit tim, mor gënjeshtar ndërkombëtar dhe specia e vetme qē urren popullin e tij, se do t’i pish gjakun e t’i marrēsh frymën! Ti nuk mund t’i etiketosh pedagogēt e studentët me epitetin “qenër”, sepse ata në unanimitet vendosën të mbrojnë institucioni më të shenjtë të shtetit, UNIVERSITETIN, atë që ju, po vetëm ju, me përgjegjësinë personale doni me të gjitha format ta shformësoni dhe ta zhbëni…Po çfarë e dini veten ju more zotëri se ky vend është pa zot! Ky popull, të pret nga forma, të dëgjon, duron, deri në kufijtë ekstremē, por kur i prek nderin, shtëpinë, familjen, fēmijēn, besēn, krenarinë, dinjitetin dhe kërcënon me bukën e gojës, nuk fal më askënd dhe të kthen përgjigjen që meriton. Ti nuk i meriton shqiptarët…Këta të duruarit deri në dhembje e të respektuarit deri në madhështi. Po as shqiptarët nuk do të ta falin ty! Nuk do ta falin se ju ke hyrë në shtëpi dhe i ke fyer deri në palcë! Tashmë kupa ka kohë që është mbushur…

Ndoshta ti do të ndryshosh dhe popullin… ndonēse dhe këtë plan diabolik tashmë e ke filluar, (fakti i vetëm), të rinjtë tashmë po ikin çdo ditë, çdo orë, çdo minutë, e jo vetëm ata, po dhe qytetarët e thjeshtë, të gjithë, presin vetëm një shans, që të largohen nga ky vend, që ti nga bekim na e ke kthyer në mallkim! Po të kujtoj, se ndoshta e ke harruar që ky popull, që në gjenezēn e tij, i ka rrënjët e lashta në vendin e tij sa vetë njerëzimi…

Ditëzi…Tashmë ti nuk drejton, ty thjesht të menaxhojnë padronët e tu dhe të ka mbetur vetēm të mallkosh e të nxjerrësh vrer! Ky është mjerimi yt, me sjelljen tēnde prej kurtizaneje, ndaj padronëve të tu!

Please follow and like us: