Albspirit

Media/News/Publishing

Pezullohet nga detyra profesori që akuzohet se përdhunoi adoleshenten 16-vjeçare

Ramiz Lladrovci, kryetari i komunës së Drenasit ka reaguar në lidhje me lajmin e rëndë të bërë publik në mediat shqiptare dhe kosovare për abuzimin seksual të vajzës 16-vjeçare nga profesori dhe nga efektivi i policisë. Efektivi i policisë që akuzohet për abuzimin me adoleshenten është zëvendësshefi i hetimeve i Policisë në këtë komunë. Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Lladrovci ka bërë të ditur se profesori me inicialet Sh.Gj. është pezulluar nga puna. Ai beson se nxënësja nuk është abuzuar. Megjithatë ka thënë se nuk ka pasur ankesa tjera ndaj këtij profesori.

Ai ka deklaruar se “Duke respektu legjislacionin në fuqi Drejtoria e Arsimit ka ripezullu këtë mësimdhënës, dhe ne si institucion do të iniciojmë procedurë hetimore. Më 20.09.2017 ai është pezulluar nga puna. Deri në njoftimin e Prokurorisë kemi vazhdu pezullimin me 50 për qind të pagës. Me të marrë vendimin se ai nuk është nën hetime ne i kemi shkruar edhe një herë prokurorisë sepse kemi menduar se nuk janë zhvilluar hetimet siç duhet. Aktvendimi nga Prokuroria neve na ka detyruar ta kthejmë në punë mësimdhënësin. Ne inkurajojmë edhe inspektoratin që këtë rast ta ndjekin sepse ka raste abuzive që i kanë përdorë zyrtarët. Shpreh keqardhje për këtë rast. Nxënësja në fjalë e ka hequr deklaratën e saj dhe padinë sepse ka thënë se nuk është e vërtetë deklarata ime. Drejtoria e ka marrë vendimin dhe e ka ripezulluar mësimdhënësin. Ftojmë organet e drejtësisë që ta ndjekin këtë rast sepse ne besojmë në gjykatat tona”.

Please follow and like us: