Presidenti Wilson dhe SHBA-të, para një shekulli nuk lejuan zhbërjen e kombit shqiptar
Jahja Lluka
Në këtë fillim shkurti është e pamundur të mos kujtohet Presidenti Woodrow Wilson, i cili ndërroi jetë me 3 shkurt 1924. Ky njeriu i shquar përveç karakterit të tij dhe ndikimit që pati përgjatë Luftës së Parë Botërore, do të njihet në historinë shqiptare, si njeriu kyç i cili nuk pranoi copëtimin e Shqipërisë.
Andaj sot është e paktë që të shkruajmë, për veprën e tij sublime, ndihmën që na dha, sepse Wilson ishte zëri i miliona shqiptarëve të vuajtur, të cilët pushtim pas pushtimi, vështirë të gjenin forcë të ngriheshin përsëri.
Duke përkujtuar jetën dhe veprën e këtij personaliteti të shquar, i cili ishte shpresë jo vetëm për ne, por për botën në tërësi, ne nderojmë kombin tonë dhe kombin amerikan duke uruar kështu një miqësi të përjetshme. Në kodet dhe zakonet tona nderimi dhe respekti për mikun është nderim dhe respekt për zotin.
Ishte dhejtor i vitit 1918, kur Presidenti Wilson niset për Evropë, ishte koha e Konferencës së Paqes, ndërsa Wiloson ishte i përfshirë në ato negociata.
Fati i Shqipërisë shekullin që shkoi ishte lidhur nyje, pas një pushtimi pesë shekullor nga Perandoria Osmane, dhe qendresën rezistuese të shqiptarëve ndaj armiqve të njëpasnjëshëm Pavarësia e Shqipërisë, vulosi kështu ekzistencën e shqiptarëve si kombi më i lashtë në Evropë. Por pavarësisht shpalljes së pavarësisë, shumica e territorit shqiptar mbeti jashta kufijve shtetëror, që u njohën nga Fuqitë e Mëdha.
Edhe pse shtet i pavarur në ato kufij që tashmë Fuqitë e Mëdha, i kishin pranuar pas Konferencës së Londrës me 1913, synimet grabitqare të fqinjëve pushtues ishin dhe më të egra. Andrra për ta ndarë Shqipërinë copë-copë, për ta zhdukur kombin dhe gjuhën shqipe, tendencat e hapura gjakprishura për kontrollin e Adriatikut, bënë që një nyje e vogël të këputej përgjithmonë, për të na zhbërë nga faqja e dheut dhe nga toka e lashtë e etërve tanë, që i falën civilizimin botës.
“Më 9 dhjetor 1919, Franca dhe Anglia – pa praninë e Shteteve të Bashkuara – arritën një marrëveshje që i jepte Italisë mandatin ta shkëpuste Vlorën dhe që Greqia të merrte territorin përreth Gjirokastrës, por jo Korçën”. Pas Konferencës së Paqes në Paris, ku ishte e përfshirë edhe SHBA-si njëra ndër fuqitë më të mëdha pas Luftës së Parë Botërore, roli i saj ishte pothuajse i pashmangshëm për fatin e botës.
Fuqitë Evropiane, nuk kishin një politikë strikte ndaj fqinjëve tanë, të cilët me domosdo donin copëtimin e tokave shqiptare. Tendencat grabitqare ndaj Shqipërisë u hodhën poshtë nga Presidenti Wilson, i cili ishte shpëtimtari kryesor për faqin e kombit shqiptar.
Padyshim që rol të madh në këtë çështje luajti edhe mërgata shqiptare në Amerikë në krye me Fan Nolin dhe Faik Konicën, dy mendjet më brilante që njeh historia e kombit shqiptar. Andaj aleanca shqiptaro-amerikane gëzon një shekull, kjo falë disasporës tonë e cila bëri çmos dhe sakrifikoi çdo gjë që ta ruajë bërthamën e kombit tonë në kohë të vështira.